Home / Lajme / Maqedoni / Gjoba ndaj tregtarëve me fishkezjarre

Gjoba ndaj tregtarëve me fishkezjarre

3 dhjetor-
Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, këtyre ditëve do të shtojë në masë të madhe kontrollet dhe aktivitetet të ndërlidhura që kanë të bëjnë me zbulimin dhe pengimin e përdorimeve të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Festat e fundit vitit afrojnë dhe bashkë me ato dalin në treg edhe mjete të ndryshme piroteknike.

Kësisoji dukshëm rritet puna për policinë e cila ka bërë të ditur se do të përshpejtojë kontrollet dhe veprimet në drejtim të kapjes së atyre që bëjnë biznes me mjete piroteknike.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, këtyre ditëve do të shtojë në masë të madhe kontrollet dhe aktivitetet të ndërlidhura që kanë të bëjnë me zbulimin dhe pengimin e përdorimeve të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Me këtë rast ky sektor, i njofton tregtarët, prindërit dhe fëmijët se shitja, apo blerja si dhe aktivizimi i tyre në vende publike, në rrugë, oborre, hyrje të banesave dhe të ngjashme, paraqet thyerrje të ligjit për të cilin vepër parashihet dënim orej 200 deri në 500 euro.

“Furnizimi i tyre dhe distribuimi në sasi të mëdha është në kundërshtim me ligjet ekzistuese në vend dhe për këtë është paraparë dënim me të holla ose burg deri në tre vite”, thuhet në një apel të lëshuar nga policia e Tetovës.

Sektori për punë të Brendëshme apelon deri tek filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme, që të qëndrojnë larg nga këto lojra të rrezikshme, të cilët në shumë raste mund të shkaktojnë edhe pasoja në shëndetin e tyre, lëndime në duar, sy dhe pjesë tjera të trupit.

”Në vend se me pukaliqe, me qëllim të mirë këshillojmë që të festohet dhe të argëtohen në mënyra të ndryshme, pa e rrezikuar sigurinë personale dhe të tjerëve dhe pa e prishur rendin dhe qetësinë publike”, qëndron në një apel të policisë së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *