Home / Lajme / Maqedoni / Gjuha shqipe sërish anashkalohet

Gjuha shqipe sërish anashkalohet

Tetovë, 9 dhjetor
Mirëpo kjo nuk është e tëra. Ata transparencën e punës së komunave e kanë bazuar edhe në përfaqësimin e tyre në media.Mirëpo, në pyetjen tonë se cilët mediume kontrollohen për sa I përket publikimit të lajmeve të komunave, ata sërish janë përgjigjur se bëhet fjalë vetëm për mediat nacionale edhe atë në gjuhën maqedonase

Urim Hasipi
Gjuha shqipe sërish injorohet në mes të Tetovës, kurse transaprenca e komunave matet vetëm me publikimet në meidat nacionale në gjuhën maqedonase.

Kështu ka ndodhur gjatë një prezantimi të hulumtimeve të bëra në komunat, Bërvenicë, Jegunoc, Zhelinë, Tetovë, Tearcë, Bogovijë, Vrapçisht etj, nga ana e Furimit për hulumtime dhe shoqatës Civca. Këto janë komuna me shumicë shqiptare, por kur bëhet fjalë për këto dy organizata gjuha shqipe nuk ekziston.

Forumi për hulumtime strategjike dhe dokumentim, dhe organizata Civica, totalisht kanë bojkotuar gjuhën shqipe edhe në raste kur hulumtimet i bëjnë në terene me shumicë shqiptare. Kështu sot, ky forum dhe kjo organizatë, në Tetovë, në një pres konferencë për gazetarë kanë prezantuar të dhënat e hulumtimeve të bëra nëpër njësitë e vetëqeverisjes lokale (komuna) për transparencën e tyre ndaj qytetarëve.

Prezantimi I të dhënave të tyre është bërë vetëm në gjuhën maqedonase, materialet kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa edhe vetë pres konferenca e tyre e Sllagjan Panev-it dhe Aleksandar Pisarevit, nga forumi dhe civica, kanë qenë pa përkthim.

Arsyetimi I tyre I vetëm ka qenë se është lëshime teknik dhe në organizatat e tyre nuk kanë shqiptarë. Në nënpyetjen e gazetarëve se hulumtimi është bërë në komuna me shumicë shqiptare, ata në mungesë të përgjigjes adekuate kanë rudhur krahët duke pranuar gabimin. Mirëpo kjo nuk është e tëra.

Ata transparencën e punës së komunave e kanë bazuar edhe në përfaqësimin e tyre në media.

Mirëpo, në pyetjen tonë se cilët mediume kontrollohen për sa I përket publikimit të lajmeve të komunave, ata sërish janë përgjigjur se bëhet fjalë vetëm për mediat nacionale edhe atë në gjuhën maqedonase. Kjo nuk është hera e parë që në Tetovë, gjuha shqipe të anashkalohet totalisht.

Në shumë trajnime, seminare, publikime, gjuha shqipe shpesh herë nuk është ptrezente. Kurse që ironia të jetë më e madhe gjithmonë në këto pyetje marrim të njejtën përgjigje “lëshim teknik”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *