Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski vendos për zgjedhjet e parakohëshme

Gruevski vendos për zgjedhjet e parakohëshme

8 dhjetor-
Ndërsa VMRO-DPMNE hamendet rreth kësaj çështje, partnerët e tjerë të koalicionit shprehen kundër një vendimi të tillë. Edhe në mbledhjen e mbrëmshme të liderit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski me partnerët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” ka pasur vlerësime të ndryshme rreth çështjes nëse duhet ose jo të ketë zgjedhje të parakohshme.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të bëhet publik sonte pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE. Nëse partia e Gruevskit deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme atëherë zgjedhjet do të mbahen në fund të shkurtit apo në fillim të marsit, me qëllim që të mos pengohet procesi i regjistrimit të popullsisë, në muajin prill.

Ndërsa VMRO-DPMNE hamendet rreth kësaj çështje, partnerët e tjerë të koalicionit shprehen kundër një vendimi të tillë. Edhe në mbledhjen e mbrëmshme të liderit të VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski me partnerët e koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” ka pasur vlerësime të ndryshme rreth çështjes nëse duhet ose jo të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kundër këtij propozimi kanë qenë partitë më të vogla. Këto qëndrime ata i argumentojnë me faktin se kjo është kërkesë e opozitës dhe se në Maqedoni nuk ka krizë politike apo ekonomike që të mbahen zgjedhje të parakohshme. Kjo çështje është diskutuar të hënën edhe në takimin Gruevski-Ahmeti. Edhe BDI është kundër zgjedhjeve të parakohshme.

“Po, kryetari ka pasur takim gjatë javës me kryeministrin dhe ka shpjeguar qëndrimet tona. Ne jemi konsistent në qëndrimi tonë se Maqedonisë nuk i nevojiten në këtë kohë zgjedhje të parakohshme. Maqedonisë i nevojitet një unitet në bllokun etnik maqedonas për të tejkaluar kontestin rreth emrit” tha Ermira Devaja, BDI.

Kodi aktual zgjedhor jep një kornizë të mirë për organizimin e zgjedhjeve në vend, ka theksuar numri ‘një’ i KSHZ Aleksandër Novakovski por thekson se nevojiten ndryshimet në kodin zgjedhor në pjesën për votimin e diasporës, pastrimin e listës zgjedhore dhe para së gjithash kthimin e besimit tek institucionet dhe administrata.

KSHZ ka kapacitet, ka persona profesional mirëpo partitë politike duhet të eliminojnë mos besimin që është krijuar ndaj administratës, ndaj institucioneve ndërsa nevojiten edhe ndryshime në kodin zgjedhor dhe kontrolli i listës zgjedhore.
Por kryetari i parë i parlamentit në Maqedoninë e pavarur Stojan Andov thekson se zgjedhjet e shpeshta janë rezultat i politikës jo stabile” tha Aleksandra Novakovski kryetar i KSHZ.

“Objektivisht, zgjedhjet e shpeshta janë shenjë e politikës jo stabile në shtet, mos mundësia që të mbahen qeveritë më gjatë dhe in-konsekuenca në programet e strukturave qeverisëse prandaj shkohet në kontroll tek votuesit” tha Stojan Andov, PL.

LSDM kërkon shpërbërjen e parlamentit, por me kusht që më parë duhet të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikon 10 vendet e garantuara për pakicat dhe formimin e komisionit anketues për pastrimin e listës zgjedhore.
Nëse merret vendimi për zgjedhje të parakohshme, nevojitet shpërbërja e parlamentit ndërsa nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ato duhet të mbahen pas 45 ditësh

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *