Home / Sport / Guardiola: Të ruhemi nga Nasri

Guardiola: Të ruhemi nga Nasri

Pep Guardiola pret një përballje të vështirë ndaj Arsenalit në 1/8-at e Ligës së Kampionëve në shkurt, duke veçuar francezin Samir Nasri si kërcënimin kryesor.

Shorti i hedhur mesditën e sotme në Nion të Zvicrës vuri sërish përballë katalanasit me “topçinjtë” e Arsen Vengerit, për të dytin vit radhazi. Arsenali dhe Barcelona u takuan edhe sezonin që shkoi në çerekfinale, ku spanjollët u kualifikuan me rezultatin e përgjithshëm 6-3 (2-2 dhe 4-1).

Në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e sotme, trajneri Pep Guardiola u shpreh: “Arsenali luan mirë futboll dhe ka pasur një stil të përcaktuar për vite me radhë. Të hapin punë, sidomos në mbrojtje. Zhvilluan lojëra të mira në grup, megjithëse nuk dolën të parët. Edhe në kampionat po kalojnë një formë të mirë. Sidomos Samir Nasri, që është në superformë. Në shkurt do të jetë edhe Fabregas në 100 për qind, prandaj ka për të qenë e vështirë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *