Home / Lajme / Maqedoni / Hapet Spitali më i madh privat në Kosovë

Hapet Spitali më i madh privat në Kosovë

31 dhjetor-
Spitali Euromed Nëna Naile, ka një sipërfaqje prej 5000 mijë metra katrorë, me 100 shtretër, katër salla operacioni, dhe komplet shërbimet për diagnostifik, mjekim dhe rehabilitim të pacientëve.

Dje në Kosovë, u hap spitali më i madh dhe më i ri privat EuroMED-Nëna Naile. Në këtë spital do të trajtohen të gjitha sëmundjet interne me kirurgji abdominale, kirurgji plastike, histopatologji, ortopedi, urologji dhe gjineokologji.
Në spitalin euro-med, do të punojnë mjek eminent nën udhëheqjen e drejtorit të bordit Habib Jakupi, doktor Besim Sllamniku dhe kardiohirurgu më I njohur shqiptar me perjardhje nga Tetova e që punon në spitalet më prestigjioze në Turqi, doktor Remzi Tosun.

Spitali Euromed Nëna Naile, ka një sipërfaqje prej 5000 mijë metra katrorë, me 100 shtretër, katër salla operacioni, dhe komplet shërbimet për diagnostifik, mjekim dhe rehabilitim të pacientëve.

Me kompletimin e stafit dhe mjetëve aparateve të punës, pacientët kosovarë dhe pacientët nga republika e Maqedonisë, tani më nuk do të kenë nevojë të mjekohen në vende të tjera të evropës, sepse ky spital ju ofron shërbime si në çdo klinikë tjetër evropane veçanërisht kur bëhet fjalë për kardiohirurgun tetovar doktor Remzi Tosun.
Në hapjen solemne ishin prezent personalitete të njohrua të kosovës, si ministri i ekonomisë dhe shkencës Ahmet Shala, deputet, mjek dhe përfaqëues të biznesit kosovar.

Spitali ndodhet në Kllokot të Vitisë, në kuadër të banjës së njohur Nëna Naile.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *