Home / Lajme / Maqedoni / Haxhinasto takime me Ahmetin, Thaçin dhe Selmanin

Haxhinasto takime me Ahmetin, Thaçin dhe Selmanin

14 dhjetor-
“Duke qenë se data 15 dhjetor është dita e parë kur qytetarët e Shqipërise do të lëvizin pa viza në hapësirën Schengen, zoti Haxhinasto në margjinat e konferencës që zhvillohet në restorant “Kamnink”, do të jetë në dispozicion të medias për të dhënë interviste lidhur me këtë moment të rëndësishëm për lëvizjen e lirë. Njëkohesisht, zoti Haxhinasto do të përcjelle para medias edhe vleresimet e tij për perspektiven euro-atlantike të rajonit tonë, bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-Maqedoni etj”, njoftoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Nesër më 15 dhjetor mbërrin në Shkup Ministri i jashtëm i Shqipërisë, zoti Edmond Haxhinasto për të marrë pjesë në punimet e forumit të vendeve anëtare të Kartës “Adriatik 5” plus SHBA.

Në këtë takim do të diskutohen çështje që lidhen me vendimet e marra nga NATO në samitin e fundit në Lisbone si dhe perspektiva e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO.

“Duke qenë se data 15 dhjetor është dita e parë kur qytetarët e Shqipërise do të lëvizin pa viza në hapësirën Schengen, zoti Haxhinasto në margjinat e konferencës që zhvillohet në restorant “Kamnink”, do të jetë në dispozicion të medias për të dhënë interviste lidhur me këtë moment të rëndësishëm për lëvizjen e lirë. Njëkohesisht, zoti Haxhinasto do të përcjelle para medias edhe vleresimet e tij për perspektiven euro-atlantike të rajonit tonë, bashkëpunimin dypalësh Shqipëri-Maqedoni etj”, njoftoi Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Pas zhvillimit të Forumi “A5”, Ministri Haxhinasto do të zhvillojë takime me liderët politikë shqiptarë, z. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani në Ambasadën e Shqipërisë. Takimet janë me fillim në ora 15, datë 15 dhjetor 2010.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *