Home / Lajme / Rajon / Holbrooke: Në “gjendje kritike”

Holbrooke: Në “gjendje kritike”

11 dhjetor-
Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowley tha se “këtë mëngjes, mjekët e kompletuan operacionin për riparimin e aortës së tij. Ai është në gjendje kritike dhe është shoqëruar nga familja e tij”, në një spital në Washington.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke është në gjendje kritike në spital.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Philip Crowley tha se “këtë mëngjes, mjekët e kompletuan operacionin për riparimin e aortës së tij. Ai është në gjendje kritike dhe është shoqëruar nga familja e tij”, në një spital në Washington.

Diplomati 69 vjeçar ka bërë shumë udhëtime në Afganistan dhe Pakistan, gjatë dy viteve të fundit. Ai ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Holbrooke ka ndihmuar në arritjen e Marrëveshjes Dejton, në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *