Home / Lajme / Maqedoni / Hysen Musliu i hedh poshtë të gjitha akuzat

Hysen Musliu i hedh poshtë të gjitha akuzat

24 dhjetor-
Musliu tha se vuan nga disa sëmundje, diabeti, sëmundja e zemrës dhe se për këtë arsye gjatë arrestimit të tij, në stacionin policor, për 24 orë ka qenë i maltretuar psiqikisht, me pyetje sugjestive dhe provokative, me qëllimin e vetëm që nëpërmjet deklaratës së tij të tregohet se prapa dosjeve qëndron subjekti politik PDSH, dhe se selia e saj është përdorur për falsifikim.

Hysen Musliu, i akuzuar për falsifikimin e dosjeve për funksionarët e lartë të BDI-së, sot në Gjykatën Themelore ‘Shkupi 1’, filloi mbrojtjen e tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Musliu tha se është e vërtetë se nga data 10 deri 20 nëntor, në dy takime të ndara me një punonjës aktual të MPB-së dhe një ish punonjës, ka pranuar dy USB.

Sipas Musliut, pjesëtari i shërbimeve të policisë i ka dhënë atij njërën USB dhe gojarisht i ka shpjeguar se në të ka tri dosje. Por, ai u shpreh se nuk i kishte hapur USB-të, pasi nuk din të punojë në kompjuter dhe se për të njëjtat ka kuptuar nga mediumet.

Ndërsa, tha se edhe pse në pension, ka punuar në shërbim të shtetit dhe se është dashur që të përcjellë reagimet e opinionit personave operativë.

Musliu tha se vuan nga disa sëmundje, diabeti, sëmundja e zemrës dhe se për këtë arsye gjatë arrestimit të tij, në stacionin policor, për 24 orë ka qenë i maltretuar psiqikisht, me pyetje sugjestive dhe provokative, me qëllimin e vetëm që nëpërmjet deklaratës së tij të tregohet se prapa dosjeve qëndron subjekti politik PDSH, dhe se selia e saj është përdorur për falsifikim.

Musliu gjithashtu tha se nuk është e vërtetë se USB-të ia ka dhënë ish zv/minsitrit të punëve të brendshme Refet Elmazi, që ky i njëjti t’i kopjojë.

Ndërsa hodhi poshtë edhe pohimet se ai ka vizituar selinë e PDSH-së dhe se atje i ka hapur USB-të.
Musliu tha se ndjehet viktimë politike nëpërmjet cilës kryhet përplasje politike duke shtuar se është vendosur në listën e zezë të një subjekti politik që është prekur me rastin e dosjeve. I dyshuari para gjykatësit tha se në paraburgim është në presion të vazhdueshëm nga një person, emrin e të cilit nuk e zbuloi.
Për shkaqe shëndetësore seanca e sotme gjyqësore u anulua, ndërsa ajo e radhës do të mbahet të martën më 28 dhjetor me fillim në ora 10.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *