Home / Lajme / Maqedoni / I besojnë policisë

I besojnë policisë

9 dhjetor
“Vlerësoj se sondazhi i OSBE-së që është përgatitur për ne, është i një rëndësie të veçantë për dy arsye. E para pasi çdoherë është mirë të shihni pas dhe të analizoni punën e bërë dhe rrugën që keni bërë dhe e dyta që për shkak të gabimeve të konstatuara ose lëshimeve që duhet të jenë fokusi i vëmendjes sonë gjatë ardhmërisë.

Besueshmëria e qytetarëve ndaj autoriteteve policore është përmirësuar dhe ka shënuar rritje.

Këtë sot e tregon sondazhi më i ri i realizuar nga Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup.

Ambasadori i këtij misioni Jose Luis Herrero me këtë rast tha se OSBE do të vazhdojë të ndihmojë procesin e profesionalizmit të policisë dhe institucionalizimin e praktikave të policisë për përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndëretnike.

“Krahasuar me sondazhet e mëparshme, rezultatet e sondazhit të këtij viti treguan përmirësim të vogël në perceptimin e publikut ndaj shërbimit policor dhe një angazhim më të madh publik për përfshirjen në partneritetin ndërmjet policisë dhe publikut.

Anketa gjithashtu ka treguar një trend pozitiv në perceptimin e punonjësve të policisë ndaj punës së tyre” tha Hoze Luis Herrero, ambasador i OSBE-së, në Maqedoni.

Ndërkohë ministrja e Brendshme, Jankullovska me rastin e prezantimit të sondazhit tha se qytetarët e kanë patjetër të llogarisin policinë si të tyren dhe të kenë besim të plotë në të.

“Vlerësoj se sondazhi i OSBE-së që është përgatitur për ne, është i një rëndësie të veçantë për dy arsye. E para pasi çdoherë është mirë të shihni pas dhe të analizoni punën e bërë dhe rrugën që keni bërë dhe e dyta që për shkak të gabimeve të konstatuara ose lëshimeve që duhet të jenë fokusi i vëmendjes sonë gjatë ardhmërisë.

Edhe më tej ekzistojnë dallime në përqindje në mes të anketuarve shqiptarë dhe maqedonas të cilët njëherësh ndajnë këtë opinion, edhe pse përparimi është evident” tha ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.

Sondazhi më i ri për bashkëpunimin e policisë me komunitetet në vend, i realizuar nga Misioni vëzhgues i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme vlerëson progresin e arritur në zbatimin e praktikave të policisë gjatë vitit 2009 dhe 2010.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *