Home / Lajme / Maqedoni / Ibrahimi kërkon përgjegjësi për vëllaun

Ibrahimi kërkon përgjegjësi për vëllaun

3 dhjetor-
“Vëllaun ma kanë vra në fshatin Vicë kinse vëllau i im paska bashkëpunuar me shtetin, por unë jap përgjegjësi para çdo kujt për vëllaun tim dhe nëse ka bashkëpunuar me shtet kërkoj argumente.

Bafti Ibrahimi, nga Tetova, gjatë një pres konference me gazetarë, tregon se para nëntë vitesh, vëllau i tij Zeli Ibrahimi, është vrarë në fshatin Vicë, ndërsa ka qenë si ushtar i UCK-së.

Sipas Ibrahimit, vëllau i tij është vrarë me preteks se kinse ka qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Ai tregon edhe fotografinë e vëllaut të tij me uniformë.

“Vëllaun ma kanë vra në fshatin Vicë kinse vëllau i im paska bashkëpunuar me shtetin, por unë jap përgjegjësi para çdo kujt për vëllaun tim dhe nëse ka bashkëpunuar me shtet kërkoj argumente.

Vëllau im ka qenë në burg për universitet me Fadil Sulejmanin, Nevzat Halilin, Milaim Fejziun.

Vëllau im ka qëndruar në burg 1 vjet për flamur për komb. Dolën tradhtarët dhe ma vranë vëllaun në luftë.

Më ka lënë dy fëmijë, jam duke i ritur jetima, pa asnjë ndihmë të askujt. Kërkoj përgjegjësi nga Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu.

Kërkoj që rastin e vëlluat të ma pastrojnë. Ai tha se rastin e ka paraqitur në disa institucione por nuk ka marrë përgjigje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *