Home / Lajme / Maqedoni / ‘Illyricum Libertas’, iniciativë për të ndihmuar Shkodrën

‘Illyricum Libertas’, iniciativë për të ndihmuar Shkodrën

25 dhjetor-
Shpresojmë që qytetarët tonë do i përgjigjen këtij apeli në mënyrë që sadopak të zbuten vuajtjet e bashkëqytetarëve tonë në zonat e përmbytura. Po ashtu apelojmë edhe te ndërmarrjet private që në kuadër të mundësive të tyre të donojnë në këtë aksion humanitar”, deklaroi Valon Kurtishi, kryetar i “Ylliricum Libertas”

hoqata për mbrojtjen dhe afirmim të vlerave “Illyricum Libertas”, në bashkëpunim me dy unionet studentore të USHT-së dhe UEJL-së, kanë ndërmarrë një iniciativë humanitare për të ndihmuar familjet që pësuan nga përmbytjet natyrore në Shkodër. Aktiviteti i përbashkët humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare fillon të hënën dhe do të zgjasë deri në fund të javës. Përveç në hapësirat e dy Universiteteve, pika për grumbullimin e mjeteve do të vendosen edhe nëpër rrugë. Dy parlamentet studentore dhe Illyricum Libertas, kanë apeluar për ndihmë edhe tek ndërmarrjet private dhe mediat.

“Duke parë këtë situatë tragjike, ne si shoqatë ndërmorëm këtë iniciativë e cila gjeti mbështetjen e menjëhershme dhe të pa-rezervë të të dy organizatave studentore, Unionit studentor të UEJL-së dhe Parlamentit studentor të. USHT-së. Shpresojmë që qytetarët tonë do i përgjigjen këtij apeli në mënyrë që sadopak të zbuten vuajtjet e bashkëqytetarëve tonë në zonat e përmbytura. Po ashtu apelojmë edhe te ndërmarrjet private që në kuadër të mundësive të tyre të donojnë në këtë aksion humanitar”, deklaroi Valon Kurtishi, kryetar i “Ylliricum Libertas”
“Ramë dakord që këtë organizim ta bëjmë brenda kampuseve të Universiteteve duke grumbulluar mjete financiare dhe më pas bashkërisht të tri organizatat të dalim dhe veprojmë edhe në teren ku do grumbullojmë mjete financiare edhe nga qytetarët e kompanitë e ndryshme”, tha Shaban Asllani, Kryetar i PS USHT.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *