Home / Lajme / Maqedoni / Janakievski pa shqiptarë në takimin informativ

Janakievski pa shqiptarë në takimin informativ

28 dhjetor-
Gjithsesi lëshim në vete është se takimi nuk ka qenë i paralajmëruar në të gjitha mediat, por vetëm në ato në gjuhën maqedonase, ndërsa të pranishëm kanë qenë vetëm pjesëtarë të komunitetit maqedonas, ndërsa shumicën e probleme me objektet pa leje ndërtimi apo kontestet e denacionalizimit me pronat i kanë shqiptarët

Takimi i Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski në Tetovë, më shumë ngjante si një tubim partiak i VMRO-DPMNE-së, se sa për të informuar qytetarët në lidhje me propozim ligjin për legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi.

Gjithsesi lëshim në vete është se takimi nuk ka qenë i paralajmëruar në të gjitha mediat, por vetëm në ato në gjuhën maqedonase, ndërsa të pranishëm kanë qenë vetëm pjesëtarë të komunitetit maqedonas, ndërsa shumicën e probleme me objektet pa leje ndërtimi apo kontestet e denacionalizimit me pronat i kanë shqiptarët.

Jozyrtarisht meret vesh se është dërguar ftesë edhe tek komuna e Tetovës për pjesëmarje, por këta të fundit nuk kanë marrë pjesë.

Ndryshe Janakievski, para se të fillojë takimi informativ tha se për sa i përket propozim ligjit, ka vërejtje dhe ato vërejtje do ti prezantoj në mbledhjen e qeverisë.

“Po ashtu në kuvend pres një diskutim të frytshëm për përmirësimin e propozim tekstit të këtij ligji. Qëllimi jonë është që në vitin 2011 të legalizohet një numër sa më i madh i objekteve”, deklaroi Mile Janakievski, ministër i transportit dhe lidhjeve.

Në takim kanë qenë deputet të VMRO-DPMNE-së, funskionarë të kësaj partie dhe militant partiak, kurse munguan komunitetet tjera.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *