Home / Sport / ‘Kamp Nou’ kërkon finalen e Championsit 2014

‘Kamp Nou’ kërkon finalen e Championsit 2014

Mediat spanjolle bëjnë me dije se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel, do të prezantojë kandidaturën e “Kamp Nou”-t për organizimin e finales së Championsit në vitin 2014.

Sipas të përditshmes sportive “As”, kreu u klubit katalanas është i bindur se forma aktuale e Barcelonës dhe popullariteti i futbollit spanjoll në përgjithësi, e bëjnë edhe më të fortë kandidaturën e “Kamp Nou”-t për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve pas 15 vjetësh.

E fundit finale e luajtur në gjigantin katalanas është ajo e vitit 1999 mes Mançester Junajtid dhe Bajernit të Mynihut (2-1), një nga më dramatiket në historinë e Championsit. Nëse realizohet, kjo do të jetë hera e tretë që ndeshja e fundit e sezonit në Ligën e Kampionëve luhet në “Kamp Nou”, pas finales së vitit 1989 (Milan-Steaua Bukuresht 4-0).

Fituesi i sezonit aktual do të kurorëzohet në “Uembli” të Londrës, ndërsa ai i sezonit 2011-2012 në “Allianz Arena” të Mynihut. Finalja e 2013-ës është përcaktuar të luhet në Kiev të Ukrainës, ndaj Barcelona shpreson për 2014-ën.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *