Home / Lajme / Maqedoni / Kantrimen: Marrëveshja e Ohrit të jetë prioritet në Maqedoni

Kantrimen: Marrëveshja e Ohrit të jetë prioritet në Maqedoni

9 dhjetor-
“Për të mbajtur këtë impuls pozitiv, ne inkurajojmë Maqedoninë që të përcaktojë si prioritet të saj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, ashtu që të zbatojë dispozitat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Maqedonia patjetër duhet të fokusohet edhe më tutje në planin e reformave, para se gjithash kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës”, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, Tomas Kantrimen inkurajoi Qeverinë e Maqedonisë që të përcaktojë si prioritet të saj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, ashtu që të zbatojë dispozitat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Zyrtari i lartë i SHBA-ve këtë e deklaroi ndër të tjera në seancën e Komisionit të Helsnikit të Kongresit Amerikan kushtuar zhvillimeve në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai nënvizoi se SHBA-të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, që është pjesë e përpjekjeve për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Kantrimen foli se Maqedonia i ka plotësuar gati të gjitha standardet teknike të vëna nga BE dhe se Komisioni Evropian ka rekomanduar çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Për të mbajtur këtë impuls pozitiv, ne inkurajojmë Maqedoninë që të përcaktojë si prioritet të saj përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, ashtu që të zbatojë dispozitat dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Maqedonia patjetër duhet të fokusohet edhe më tutje në planin e reformave, para se gjithash kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës”, theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit.

Ai shtoi se me rëndësi është që sa më shpejt të zgjidhet kontesti i emrit midis Shkupit dhe Athinës.

“SHBA-të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic dhe do të përkrahet [do zgjidhje që do të arrihet midis dyja palëve”, theksoi Kantrimen në fjalimin e tij për Maqedoninë para Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *