Home / Lajme / Maqedoni / Kapet 4 kilogram materie e dyshimtë në Tetovë

Kapet 4 kilogram materie e dyshimtë në Tetovë

14 dhjetor-
Aksioni i policisë është organizuar mbrëmë në mes orës 6 deri në orën 7 e 30 minuta në shtëpitë e 23 vjeçarit K.R dhe V.M 27 vjeçar. Gjatë një bastisje në shtëpinë e 33 vjeçarit J.J i realizuar po të njejtën periudhë është gjetur një qese me bimë të ndryshme, një shishe plastike, dhe pesë bomba me tym.

Policia e Tetovës, gjatë kontrolleve në dy shtëpi në Tetovë ka konfiskuar katër paketime me materie të panjohur bimore, të mbështjellura në mënyra të ndryshme.

Aksioni i policisë është organizuar mbrëmë në mes orës 6 deri në orën 7 e 30 minuta në shtëpitë e 23 vjeçarit K.R dhe V.M 27 vjeçar. Gjatë një bastisje në shtëpinë e 33 vjeçarit J.J i realizuar po të njejtën periudhë është gjetur një qese me bimë të ndryshme, një shishe plastike, dhe pesë bomba me tym.

Pak më vonë është kryer edhe një kontroll në një kamp-shtëpizë pronë e N.J 53 vjeçar, e vendosur në afërsi të varrezave ortodokse në Tetovë, ku janë gjetur 5 qese me bimë të panjohur të ndryshme në sasi dhe në madhësi.

Në tre objektet e kontrolluara gjithsej janë gjetur 4 kilogram e 800 gram materie bimore, vlera e të cilës në tregun e zi narkotik arrinë deri në 2500 euro.

Ndryshe, e tërë sasia e konfiskuar me vëretetim është marrë dhe do të analizohet, ndërsa kundër katër tetovarëve do të inicohen padi adekuate. Ndryshe, të katër personat kanë qenë të njohur për policinë për aktivitete të paligjshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *