Home / Sport / Kasiljas mohon mosmarrëveshjet me Ronaldon

Kasiljas mohon mosmarrëveshjet me Ronaldon

Iker Kasiljas ka mohuar sërish spekullimet mbi mosmarrëveshje të mundshme mes tij dhe Kristiano Ronaldos, duke akuzuar median se ka dashur të krijojë atmosferë negative rreth klubit.

Në një prononcim për mediat, “gardiani” i katërkëndëshit “galaktik” ritheksoi se marrëdhënia mes tij dhe Kristiano Ronaldos është më e fortë se kurrë. “Ka njerëz që duan të krijojnë konflik dhe atmosferë të keqe në dhomën tonë të zhveshjes”, pohoi Kasiljas. “Por e vërteta është krejt ndryshe. Çdo gjë shkon si mos më mirë”.

“Nuk ka as zënka, as mosmarrëveshje me Kristianon. Ai është njeri i madh dhe shumë gazmor. Nuk jemi nga ata që na pëlqen të shkaktojmë probleme në dhomën e shveshjes, pasi grupi është përherë i bashkuar”, shtoi ai, duke theksuar se shpreson që kjo deklaratë t’i japë fund spekullimeve mediatike që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *