Home / Lajme / Maqedoni / KE: Të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave

KE: Të mos keqpërdoret liberalizimi i vizave

14/12/2010
“Ata duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit”, u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

Eurodeputetët dhe Komisioni Evropian kërkojnë që të ndërmerren të gjitha masat përkatëse, si nga ana e BE-së ashtu edhe nga vendet shfrytëzuese të regjimit pa viza, që të parandalohet keqpërdorimi i sistemit. Ky është konkluzioni kryesor nga debati i mbrëmshëm në Parlamentin Evropian pas pyetjes së deputetëve për zbatimin korrekt të regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë.

Pezullimi i regjimit pa viza, sipas eurokomisioneres kompetente Sesilia Malmstrom, sjell përgjegjësi për vendet shfrytëzuese.

“Ata duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit”, u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

Parashtrimi i kësaj pyetje ishte me qëllim që Komisioni Evropian dhe në përgjithësi Bashkimi Evropian të ndërmarrin masa me të cilat do t’u ndihmohet autoriteteve të Maqedonisë dhe të Serbisë t’i informojnë më mirë qytetarët e tyre për shfrytëzimin e regjimit pa viza që të parandalohet dyndja e azil-kërkuesve nga këto vende. Sidomos pasi që, disa vende si Belgjika, Gjermania dhe Suedia hapur shprehën shqetësim për shkak të numrit të rritur të azil-kërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia. Vërejtje të ngjashme erdhën edhe nga eurokomisionerja kompetente Sesilia Malmstrom. Kjo situatë sipas eurodeputetëve mund ta komprometojë liberalizimin e vizave, për të cilën Parlamenti Evropian votoi masivisht më 12 nëntor të vitit 2009.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *