Home / Sport / KFV Shkëndija barazoi me Aglomakun

KFV Shkëndija barazoi me Aglomakun

Klubi i Futbollit të vogël Shkëndija të shtunën në kuadër të javës së 12-të në Ligën e Parë në futsall, ka luajtur baraz 3:3 me skuadrën e Aglomakut në Sveti Nikolë.

‘Kuq e zinjtë’ deri në minutën e fundit të ndeshjes ishin shumë pranë fitores, pasi avansonin 3:2, mirëpo pranuan gol në castet e fundit, duke lëshuar nga duart dy pikë tejet të rëndësishme në luftën për të siguruar pozitë e cila garanton pjesëmarja në garat e play-offit. Takimi është karakterizuar me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, deri sa vendasit janë treguar kundërshtar shumë i fortë. Megjithatë Shkëndija edhe një herë ka konfirmuar formën e mirë, duke arritur që pas një loje dinamike dhe tejet interesante të avansojë me rezultatin 3:2. Djelmoshat tetovarë ishin shumë pranë për të marrë fitoren, mirëpo sic cekëm më lartë, pranuan gol 20 sekonda pa përfunduar takimi, duke u detyruar në fund të kënaqen me barazimin 3:3.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se ne arritëm të tregojmë lojë të mirë. Vendasit u treguan si skuadër tejet cilësore, mirëpo ne megjithatë arritëm të jemi në avantazh, deri në castet e fundit kur duhej të shmangnim atë gol. Fatkeqësisht fitoja na iku nga duart në moment të fundit dhe duhet të pajtohemi me realitetin. Këtë takim duhet ta lëmë pas dhe të mendojmë për ndeshjen e rradhës ku do të kërkojmë fitore dhe tre pikë të reja. Ftojmë dashamirët e futbollit të vogël që të vijnë në numër sa më të madh, për të na dhënë përkrahje drejt sukseve të reja”,-deklaroi për ‘Koha’-n, njëri prej futbollistëve më të dalluar të KFV Shkëndija, Jusuf Kasami.
Pas ndeshjeve të javës së 12-të, Shkëndija gjendet në vendin e 5-të me 17-të pikë të tubuara, një më pak se pozita që mundëson pjesëmarje në play-off. Ndeshjen e rradhës kjo skuadër e zhvillon të dielën e ardhshme, kur në palestrën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë, do të përballen me ekipin e Velesit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *