Home / Sport / KFV Shkëndija eliminohet nga Zhelezareci

KFV Shkëndija eliminohet nga Zhelezareci

Klubi i futbollit të vogël Shkëndija është eliminuar nga garat e Kupës së Maqedonisë të futsallit, pasi në teren të vet u mund nga Zhelezareci me rezultatin 11:7.

Në atmosferë fantastike, kur tribuna e palestrës sportive të shkollës së mesme të mjekësisë ishte e stëmbushur, duke tejkaluar kapacitetin e saj, ndërsa spikatën “Ballistët” me animin dhe keorografinë e tyre, Shkëndija nuk mundi t’i bëjë ballë skuadrës objektivisht më të mirë në vend në këtë kategori. Fillimi i takimit tregoi se miqtë nuk do të ndikohen nga atmosfera në tribuna, pasi që në start ata kontrollonin lojën, ndërsa ‘kuq e zinjtë’ ishin të tërhequrt në pjesën e tyre. Shkëndija në këtë fazë e bartur nga publiku kishte disa mundësi për të avansuar, kryesisht përmes goditjeve nga distance, që megjithatë nuk shkaktonin probleme për portierin mysafir. Më pas Zhelecareci avansojë me një aksion të shpejtë, ndërsa pak më vonë portieri mysafir u ndëshkua me karton të kuq pasi luajti me dorë jashtë zonës së lejuar. Në kushte kur pikërisht portieri i miqve ishte ndër pikat më të forta të Zhelezarecit, dhe tani miqtë duhej të vazhdojnë pa atë, u krijua përshtypja se Shkëndija ndoshta do të mund të sjellë befasi. Mirëpo realiteti u shfaq shumë shpejt, pasi së pari ‘kuq e zinjtë’ nuk arritën të barazojnë kur miqtë luanin me një futbollist në portë në vend të portierit (nuk kishin portier rezervë), ndërsa në fushë dy minuta luajtën me 3 futbollistë. Kur forcat u barazuan në teren, Zhelezareci filloi përsëri të dominojë, duek arritur të rrisë diferencën, ndërsa Shkëndija edhe pse kohë pas kohe arrinte të shënojë, megjithatë në asnjë moment nuk arriti të rrezikojë fitoren e Zhelezarecit, të cilët me fitoren 11:7, me plotë meritë kalojnë në raundin e ardhshëm të garave të Kupës. Ndërkohë futbollistët e Shkëndijës meritojnë çdo lëvdatë për rezistencën e dhënë dhe për lojën e treguar, edhe pse që në fillim ishin të vetëdijshëm kanë kundërshtar më kualitativ se vetja. Megjithatë edhe përkundër fitores së Zhelezarecit dhe lojës së mirë dhe luftarake të Shkëndijës, notën më të madhe e meriton publiku, gjegjësisht ‘Ballistët’. Ata me një fjalë ishin fantastik, fenomenal, duke mos pushuar dhe duke mos ndalur përkrahjen as për një moment të vetëm edhe pse Shkëndija vazhdimisht ishte në disavantazh. “Ballistët’ në fillim spikatën me keorografi të bukur, vazhduan me përkrahje fantastike, derisa qershi mbi tortë ishte fakti që vazhduan të brohorasin plotë 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes, duke nxjerë madje futbollistët dy herë nga zhveshtorja. Për këtë ata meritojnë një përgëzim të madh, pasi edhe një herë tjetër treguan se e duan sportin dhe mbi të gjitha e duan emrin ‘Shkëndijë’.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *