Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit 15 milion euro buxhet në 2011

Komuna e Gostivarit 15 milion euro buxhet në 2011

28 dhjetor-
“Buxheti për vitin 2011 është buxhet stabilizues dhe buxhet reformues. Peshon afërisht 15 milion euro si buxhet i konsoliduar nga i cili 4.3 milion euro i adresohen buxhetit bazë të komunës, i cili është për 5 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar”, potencoi kryetari Osmani.

Këshilli i komunës së Gostivarit miratoi sot buxhetin komunal për vitin 2011, me një vlerë prej 15 milion euro, që është 8,8 për qind më shumë se vitin 2010.

Në projeksionin për buxhetin e vitit 2011, nuk kanë hyrë kreditë të cilat pushteti lokal në Gostivar pret që t’i merr prej institucioneve ndërkombëtare financiare të dedikuara për disa projekte madhore infrastrukturore.

Kryetari i komunës prof.dr. Rufi Osmani tha se ky është një buxhet i stabilizimit financiar të Komunës dhe se karakteristikë dalluese e buxhetit të vitit të ardhshëm është fakti që 45 për qind e shumës së paraparë u dedikohen investimeve kapitale, ndërsa pjesa tjetër shpenzimeve rrjedhëse të Komunës.

“Buxheti për vitin 2011 është buxhet stabilizues dhe buxhet reformues. Peshon afërisht 15 milion euro si buxhet i konsoliduar nga i cili 4.3 milion euro i adresohen buxhetit bazë të komunës, i cili është për 5 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar”, potencoi kryetari Osmani.

Të ardhura të tjera për dallim nga viti i kaluar janë edhe ato të kredive, që kapin masën prej 6.7 për qind nga shuma e përgjithshme e paraparë buxhetore. Në drejtim të buxhetit për vitin paraprak, këshilltarët aprovuan edhe propozim vendimin për ekzekutim të buxhetit të Komunës së Gostivarit për vitin 2011.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *