Home / Lajme / Rajon / Kosovarët më optimistë, serbët më pesimistë

Kosovarët më optimistë, serbët më pesimistë

27 dhjetor-
Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e Kosovës janë më optimistët në rajon, ndërsa qytetarët e Serbisë janë deklaruar si më pesimistët në rajon. Mbi 55 për qind e qytetarëve të Kosovës janë optimist dhe presin që viti 2011 të jetë më i mirë se viti 2010.

Mbi 33 për qind e qytetarëve të Maqedonisë presin që viti 2011 do të jeë më i mirë se viti 2010, bëjnë të ditur rezultatet e hulumtimit “Barometri global” të realizuar nga Gallup International.

Sipas këtij hulumtimi, qytetarët e Kosovës janë më optimistët në rajon, ndërsa qytetarët e Serbisë janë deklaruar si më pesimistët në rajon. Mbi 55 për qind e qytetarëve të Kosovës janë optimist dhe presin që viti 2011 të jetë më i mirë se viti 2010.

Ndërsa, vetëm 11 për qind e serbëve kanë shprehur vlerësime optimiste, duke rezultuar si populli më pesimistë në rajon.

Anketa e prezantuar nga thekson se më pak optimistë janë edhe qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë dhe vendet tjera evropiane.
Brima Gallup Maqedoni prezantoi sot rezultat e anketës duke u fokusuar në hulumtimin e realizuar në Maqedoni. Në pyetjen se a mendojnë se do të ketë prosperitet ekonomik gjatë 2011, 21 për qind kanë mendim pozitiv, 42 për qind mendojnë se do të jetë vit i njëjtë dhe 34 për qind presin përkeqësim të situatës ekonomike.

Për qytetarët e Maqedonisë problem më i madh mbetet papunësia, me ç`rast 45 për qind presin që gjatë 2011 të ketë rritje të papunësisë, 24 mendojnë se do të zvogëlohet, ndërsa 27 për qind presin nivel të njëjtë sikur në 2010.

Hulumtimi nga Gallup International është realizuar në 53 shtete ku jeton 76 për qind e popullsisë botërore. Sipas rezultateve të anketës së përgjithshme, 42 për qind e qytetarëve në botë janë optimistë se viti 2011 do të jetë më i mirë se ai i vitit 2010, ndërsa 19 për qind janë pesimistë.

Në Maqedoni janë përfshirë në anketë 1.213 persona, ndërsa afati i realizimit të saj është 22-29 tetori i këtij viti.

Qytetarët më optimistë janë Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Zvicra, ku qytetarët e këtyre vendeve theksojnë se janë më të kënaqurit në botë, nuk i mungojnë paratë dhe shpresojnë në ditë më të mira gjatë 2011.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *