Home / Lajme / Rajon / KQZ: PDK 33.5, LDK 23.6 %, VV 12.2, AAK 10.8, AKR 7.1

KQZ: PDK 33.5, LDK 23.6 %, VV 12.2, AAK 10.8, AKR 7.1

13 dhjetor-
pas të dhënave të KQZ-së, Partia Demokratike e Koseves ka arritur të grumbulloj 33,5 për qind të votave, LDK radhitet si partia e dytë me 23,6 për qind, Vetvendosje 12,2 për qind, AAK 10,8 për qind, AKR 7.1 për qind, LDD 3.3 për qind dhe FER 2,2 për qind.

Pas shumë vonesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), më fund ka shpallur rezultatet preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosoves ka arritur të grumbulloj 33,5 për qind të votave, LDK radhitet si partia e dytë me 23,6 për qind, Vetvendosje 12,2 për qind, AAK 10,8 për qind, AKR 7.1 për qind, LDD 3.3 për qind dhe FER 2,2 për qind.

Siç, njoftoi KQZ deri më tani janë numëruar 712 mijë e 500 vota, pa përfshirë rezultatin në 23 vendvotime.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se në rezultat janë të përfshira edhe rezultatet në komunën e Drenasit dhe Skenderajt.

Daka tha se sa i përket kontestimit të rezultateve në Drenas e Skenderaj, vendimin e merr PZAP-i.
Kryeministri në largim i Kosovës përmes një deklarate ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për përfundimin me sukses të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit 2010.

“Bazuar në vlerësimet e gjithanshme, të bëra deri tash nga misionet e ndryshme të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe deklaratën zyrtare të Bashkimit Evropian nga zyra e Baroneshes Catherine Ashton dhe të komisionerit të BE-së për zgjerim, Stefan Fuele, procesi zgjedhor është vlerësuar shumë i qetë, i përgatitur mirë dhe pa deformime serioze teknike, që do të mund të vënin në dyshim rezultatin zgjedhor”, ka deklaruar Thaçi.

Andaj, kryeministri Thaçi ka shfrytëzuar rastin që t’i falënderoj qytetarët e Kosovës për maturinë e treguar dhe për pjesëmarrjen shumë të kënaqshme në procesin e votimit, e njëkohësisht edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në këtë afat të shkurtër zgjedhor.

“Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t’i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Ai ka shtuar se këto veprime janë të domosdoshme për të siguruar se “vullneti i shprehur i qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shprehur përmes votës së lirë, të respektohet dhe të implementohet në tërësi”.

Me këtë rast, ai ka falënderuar edhe të gjitha partitë politike të Kosovës për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

“Tani është jetike që të tregohet pjekuri politike, andaj apeloj tek të gjitha partitë politike që të angazhohen për t’ia mundësuar organeve kompetente kushtetuese që ta japin vlerësimin e tyre përfundimtar për mbarë procesin zgjedhor”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri Thaçi, përmes kësaj deklarate për medie, ka deklaruar se vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.

Ashton dhe Fule notë pozitive për zgjedhjet në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Katrin Ashton dhe evrokomisioneri për zgjerim Shtefan Fule përgëzuan popullin e Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

“Ne i urojmë popullit të Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe qetësinë dhe rregullin në të cilin u zhvillua shumica e votimit. Ne po ashtu duam t’u urojmë autoriteteve dhe Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në veçanti për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër”, thuhet në deklaratën publike të dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas tyre, pjesëmarrja e njerëzve të Kosovës nga të gjitha komunitetet është shumë e mirëpritur. “Tash u takon autoriteteve përkatëse që të certifikojnë rezultatet dhe të merren me vërejtjet dhe ankesat në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse” thuhet në këtë deklaratë të përbashkët.

Zyrtarët e lartë të BE-së vlerësoi si nevojë tejet të rëndësishme formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri, me qëllim që të ecin përpara sfidave që i paraprijnë vendit.

“Ne presim që të punojmë me lidershipin e ri të Kosovës dhe të nisi sa më shpejtë
dialogun me Prishtinës dhe Beogradit. Kemi shumë punë para nesh në vitin që
vjen, në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së”, përfundon deklarata.
Shtetet e Bashkuara kanë uruar popullin e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të para pas shpalljes së pavarësisë.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendorë, përfshirë ata amerikanë, ishin të pranishëm në qendrat e votimit në të gjithë Kosovën. Ata panë një proces që në shkallë të madhe u vlerësua efikas. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje KQZ-së që të adresojë ato pak parregullsi serioze që u vunë re. Ne përshëndesim autoritetet zgjedhore të Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nën kufizime të mëdha kohore”, tha Mark Toner, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Kosova tani përballet me provën e numërimit të votave. Institucionet e Kosovës duhet të demonstrojnë para publikut se janë të përgatitura të mbrojnë integritetin e votës. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kosovare të marrin hapat e kërkuara për të zgjidhur çështjen e parregullsive, ankesat dhe parashtresat në mënyrë të ndershme. Autoritetet duhet të garantojnë që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë të pasqyrojnë ndershmërisht votuesit”, tha Toner, njofton RFE.

Ai shprehu keqardhjen për atmosferën e dhunës e kërcënimeve në pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht me serbë.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *