Home / Sport / ‘Kuq e zinjtë’ mendojnë vetëm për fitore

‘Kuq e zinjtë’ mendojnë vetëm për fitore

“Shkëndija do të hyjë në këtë ndeshje për të treguar lojën e saj të zakontë, për të dominuar kundërshtarin, por edhe për të regjistruar fitore përballë Renovës. Respektojmë kundërshtarin që me angazhimin e Sokolit ka përmirësuar lojën, por ne jemi të determinuar për tre pikë”, – deklaroi për ‘Koha’-n, kapiteni i Shkëndijës Nebi Mustafi.

Deri sa në koluaret futbollistike në vend ditëve të fundit temë kryesore e bisedës së lirë është debakli që Barcelona i’a shkaktoi Real Madridit, në Tetovë ka filluar të ndjehet atmosfera e derbit lokal mes Shkëndijës dhe Renovës. Duke u bazuar në rivalitetin që kanë këto dy skuadra dhe duke shtuar faktin se të dyja ekipet këtë sezon kanë ecuri të jashtëzakonshme në Ligën e Parë, ku mbajnë dy pozitat e parë, atëherë të dielën në Tetovë pritet ndeshje e madhe. Në taborin e Shkëndijës janë duke u përgatitur për këtë sfidë, duke synuar të kthejnë pozitën e parë, të humbur javën e kaluar pas barazimit me Sileksin në Kratovë. Megjithatë ajo i takon të së kaluarës, pasi e tërrë vëmendja është kthyer kah takimi i të dielës me Renovën.

“Po tash normal se në syrin e shikuesëve dhe simpatizuesëve kjo ndeshje ka një peshë shumë të madhe në krahasim me tjerat, mirëpo për ne është një ndeshje normale sitë gjitha të tjerat pasi normalisht se edhe pikët numrohen njëjtë. Mbase do të ndikojë në motivimin tonë për të treguar ndoshta diçka më tepër, sepse bëhet fjalë edhe për kryesimin e tabelës. Me një fitore eventuale tonën në do jemi përsëri kryesues”, – u shpreh kapiteni ‘kuq e zi’ Nebi Mustafi, duke vijuar më tej. “Mendoj se gjitha predispozitat janë aty, nga ndeshja në Kratovë dhe para asaj kemi treguar se edhe përpos asaj se nuk arritëm t’i marrim tre pikët, përsëri kemi qenë ata që kemi dominuar ndeshjen edhe me Rabotniçkin dhe me Metalurgun. Nëse jemi në atë ecuri mendoj se do të jemi shumë afër ndoshta edhe fitores të cilën ne edhe e duam. Fati i madh nuk kemi lëndime dhe mendoj se do të paraqitemi me ekipin më të fortë, normal se trajneri do vendos për atë. Dhe më thjesht ta them, të gjithë jemi të gatshëm për një ndeshje cilësore”, – tha Mustafi. Në ndeshjen e parë Shkëndija e bartur nga tiofzët e saj dhuroi një prej paraqitjeve më të bukura në historinë e saj, duke dominuar tërësisht kundërshtarin, mirëpo mos-realizimi i numrit të madh të rasteve për të shënuar bëri që në fund fitorja t’i takojë Renovës me rezultatin 1:0. “ Ju thatë shumë drejtë se në ndeshjen e parë ishte emocioni që na udhëhiqte dhe duke e parë ne se i dominuam ndoshta, për mendimin tim i dominuam gjatë gjithë lojës sikur e ndjemë shumë të rëndësishme që të shënohet edhe goli, i cili na bëri dëm dhe pranum një, d.m.th. u treguam ekip kushtimisht të them’ i vogël’ në atë moment. Mirëpo Renova e sodit është një Renovë tjetër, jo se me trajnerin e mëparshëm nuk kanë qenë në nivel, mirëpo kam përshtypjen se lojtarët tani janë më tepër të disiplinuar dhe janë përkushtuar më tepër punës që bëjnë. Normal unë çmoj Bylbyl Sokolin, mendoj se ka bërë një ndryshim, normal në aspekt tët ij pasi filozofia e trajnerëve çdo herë ndryshon nga njëri prej tjetrit. Ka futur një filozofi luftuese e cila d.m.th. në shumicën e rasteve jep fryte. Për ne do e them se kemi një ecuri normale si çdo herë dhe mendoj se me kapacitetet që kemi, me lojën të cilën jemi në gjendje ta tregojmë. Nëse i’a arrijmë, mendoj se do të korrim sukses”, – përfundoi Mustafi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *