Home / Lajme / Rajon / Lirohet përkohësisht Ramush Haradinaj

Lirohet përkohësisht Ramush Haradinaj

8 dhjetor-
Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Haradinaj, do t’u dorëzohet autoriteteve të EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, dhe nuk guxon të dalë jashtë kryeqytetit, raporton Indeksonline.

jykata e Hagës ka vendosur në favor të kërkesës së ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për lirimin e përkohshëm. Atij i është aprovuar kërkesa për të qenë në Kosovë nga datat 17 dhjetor 2010 deri më 14 janar 2011, kohë kjo kur pritet që gruaja e tij, Anita Haradinaj, të sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Haradinaj, do t’u dorëzohet autoriteteve të EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, dhe nuk guxon të dalë jashtë kryeqytetit, raporton Indeksonline.

Ish-komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për Zonën e Dukagjinit, sipas Gjykatës së Hagës, nuk guxon të ketë as kontakt me dëshmitarët e mundshëm të procesit.

Ndërkohë Tribunali një kërkesë të njëjtë ia ka refuzuar, të akuzuarit tjetër, bashkëluftëtarit të Haradinajt, Lah Ibrahimaj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *