Home / Lajme / Maqedoni / Logjistika e KFOR-it do të sigurohet nga Armata e Maqedonisë

Logjistika e KFOR-it do të sigurohet nga Armata e Maqedonisë

28 dhjetor-
Përfaqësuesi i NATO-s, David Humar theksoi se dorëzimi i kampit vërteton se vendi ka arritur progres të theksuar në sferën e sigurisë, si dhe reformave në mbrojtje.

Kampi ushtarak i NATO-s “Able Sentry” në Shkup prej sot kaloi në kompetencë të Ministrisë së Mbrojtjes, ku deri tani ishte i vendosur shtabi i Aleancës dhe trupave logjistike për Kosovën.

Pranim-dorëzimi i shtabit është bërë nga përfaqësuesi i lartë i NATO-s në Maqedoni, gjeneral-brigade David Humar dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.

Ministri Konjanovski theksoi se dorëzimi i çelësave simbolizojnë pjekurinë dhe përgatitjet, por edhe partneritetin parimor të Maqedonisë me Aleancën.

Përfaqësuesi i NATO-s, David Humar theksoi se dorëzimi i kampit vërteton se vendi ka arritur progres të theksuar në sferën e sigurisë, si dhe reformave në mbrojtje.

Të gjitha funksionet në kampin ushtarak “Able” për përkrahjen e forcave të KFOR-it në Kosovë do të kryhen nga ana e Armatës së Maqedonisë.

Shtabi i deritanishëm i Aleancës në Shkup do të transferohet plotësisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe do të fokusohet në mbështetjen e reformave në sektorin e mbrojtjes. Përfaqësuesi ushtarak i Aleancës, David Humar muajin e ardhshëm do të braktisë këtë funksion të nivelit të përfaqësuesit të NATO-s në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *