Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ndihmë simbolike për Shkodrën

Maqedonia ndihmë simbolike për Shkodrën

11 dhjetor-
Ekipet e shpëtimit nga Drejtoria për Shpëtim e Maqedonisë pritet të nisen drejt Shkodrës. Vendimi i Qeverisë nuk parasheh ndihma të tjera në ushqime dhe pajisje për ti ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës.

Qeveria e Maqedonisë ka vendosur sot të dërgojë ndihmë në Shkodër për situatën e përmbytjeve, mirëpo ndihma është krejtësisht simbolike.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi njoftoi se ndihmat kanë të bëjnë me dërgimin e një ekipi të pajisur me dy barka gome dhe me 6 pompa për tërheqjen e ujit.

Ekipet e shpëtimit nga Drejtoria për Shpëtim e Maqedonisë pritet të nisen drejt Shkodrës. Vendimi i Qeverisë nuk parasheh ndihma të tjera në ushqime dhe pajisje për ti ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës.

Përkundër kësaj ndihme, Maqedonia nuk po tregon gatishmëri për të zvogëluar lëshimin e ujit përmes Drinit të Zi, ndonëse niveli i Liqenit të Ohrit nuk është në pikën kritike.
Aktualisht në digën e Drinit të Zi janë të hapura katër porta dhe rrjedhin 30 metër kub ujë/sekondë. Aktualisht Liqeni i Ohrit është 15 cm nën kuotën e caktuar maksimale.

Qeveria e Kosovës si një nga vendet fqinje ka ndarë 1 milion euro për të ndihmuar zonat e përmbytura të Shkodrës, ndërsa ekipe shpëtimi nga FSK dhe forca të tjera vullnetare dhe institucionale janë përqendruar në zonat e Shkodrës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *