Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia në dëborë komunikacioni pa probleme

Maqedonia në dëborë komunikacioni pa probleme

13 dhjetor-
“Është siguruar kripë e nevojshme dhe mehanizim për pastrimin e rrugëve. Gjendja ende është nën kontrol dhe jemi të gatshëm të përballojmë këtë situatë.
Kemi interevenuar gjatë orëve të mëngjesit në rrugën Tetovë-Bozovcë, dhe në rrugën Tetovë-Vicë. Jemi në teren gjithnjë për të krijuar kushte që rrugët të jenë të pastruara para institucioneve vitale si objektet shëndetësore, shkolla, policia, komuna etj”, tha Luma.

Bora e cila prej mbrëmë bie në gjithë territorin e Maqedonisë tani për tani nuk shkakton probleme më të mëdha dhe ngecje në komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror.Nga stacioni ndërurban i autobusëve njoftojnë se autobusët e linjave ndërurbane qarkullojnë rregullisht.

Pa probleme dhe sipas rendit të paraparë për qarkullim po zhvillohet edhe komunikacioni hekurudhor dhe nuk ka vonesa të trenave vendorë dhe ndërkombëtarë.Tani për tani nuk ka ndërprerje edhe në aviotransport.

Për të shkak dëborës komunikacioni në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale në shtet po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimri.

Janë vendosur edhe ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese në aksin rrugor M4 Gostivar-Kërçovë përmes qafës malore Strazhë dhe në aksin rrugor rajonal P409 krahu Mavrovë-Dibër. Në këto dy akse rrugore përdorimi i pajisjes dimërore është i obligueshëm për lloje të tjera të automjeteve.

Nga ndërmarrja publike komunale Tetova-Tetovë, njoftojnë se nuk ka fshatra apo rrugë të bllokuara ndërsa në kuadër të ndëmarrjes është formuar edhe shtab i emergjencës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.

Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje Hasan Luma, rrugët janë ndarë sipas prioritetit dhe rëndësisë së tyre, ndërsa gjatë dimrit do të mirmëmbahen akset rrugore, Tetovë-Jeduarcë-Setole, Xhepçisht, Poroj, Tetovë-Llacë, Sellcë, Vicë, Tetovë – Shipkovicë, Brodec, Veshallë Bozovë , Tetovë-Siricinë, Falishtë, Reçicë e Madhe Reçicë e Vogël.

“Është siguruar kripë e nevojshme dhe mehanizim për pastrimin e rrugëve. Gjendja ende është nën kontrol dhe jemi të gatshëm të përballojmë këtë situatë.
Kemi interevenuar gjatë orëve të mëngjesit në rrugën Tetovë-Bozovcë, dhe në rrugën Tetovë-Vicë. Jemi në teren gjithnjë për të krijuar kushte që rrugët të jenë të pastruara para institucioneve vitale si objektet shëndetësore, shkolla, policia, komuna etj”, tha Luma.

Shoferëve u rekomandohet ngarje e kujdesshme dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nëpër rrugët e lagështa dhe të rrëshqitshme, si dhe të respektojnë sinjalet e vendosura të komunikacioinit.

Njoftohet se në orën shtatë të mëngjesit të sotëm lartësia e dëborës ishte 32 centimetra në Mavrovë 26 në Lazaropole, 25 në Kodrën e Diellit, 18 në Manastir etj. Sipas paralajmërimeve të shërbimeve meteorologjike, borë do të bie edhe gjatë ditëve në vazhdim.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *