Home / Lajme / Maqedoni / Marrëveshja e Ohërit, model pë zgjidhjen e çështjes së emrit

Marrëveshja e Ohërit, model pë zgjidhjen e çështjes së emrit

31 dhjetor-
Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e festave të fundvitit, nuk la pa përmendur edhe çështjen e dosjeve, duke i cilësuar si shpifje, të falsifikuara dhe të fabrikuara nga Menduh Thaçi, për të cilin tha se ka burimin njëjtë me atë të Dik Martit.

Marrëveshja e Ohrit’të shërbej si model për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kështu propozon lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili edhe njëherë ripërsëriti qëndrimin e BDI-së, që në zgjidhjen e çështjes së emrit të inkuadrohet edhe Bashkimi Evropian, meqë sipas tij kur bëhen bashkë SHBA-të, BE-ja dhe NATO, atëherë edhe rezultatet vijën shumë më shpejtë. Zgjidhja e emrit sipas Ahmetit, hapë rrugën Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së, e me këtë përmbushet edhe përcaktimi kryesor i BDI-së, integrimi i vendit në strukturat euro-atlantike.

“Jemi në komunikim të përhershëm me qendrat ndërkombëtare të vendosjes që edhë keto të jenë pjesë ndihmuese për zgjidhjen e këtij kontesti. Ne ofrojmë edhe zgjidhje, mbase aspak nuk do të ishte e gabueshme, pse të mos instalohet një veprim po i llojit të Marrëveshjes së Ohrit. Qendrat ndërkombëtare, SHBA-të, NATO, kanë mundësi të jashtëzakonshme, autoritet të padiskutueshëm në rajon po pse jo e dhe BE-ja, si mekanizma politik me përgjegjësi të lartë botërore, sukseset më të mëdha i kanë treguar SHBA-të, NATO dhe Bashkimi Evropian” tha Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ahmeti gjatë fjalimit të tij me rastin e festave të fundvitit, nuk la pa përmendur edhe çështjen e dosjeve, duke i cilësuar si shpifje, të falsifikuara dhe të fabrikuara nga Menduh Thaçi, për të cilin tha se ka burimin njëjtë me atë të Dik Martit.

“Ky vit do të mbahet mend si vit që Dik Marti dhe Menduh Thaçi në mungesë të alternativave, në mungesë të koncepteve dhe opsioneve për të ofruar për paqen dhe stabilitetin, për zgjidhjen e problemeve me të cilat preukopohet rajoni, Evropa dhe më gjerë, ofrojnë raporte të sajuara dhe të shpifura po të atij burimi, burimit të zotit Menduh Thaçi, të Bozhidar Spasiqëve. Le të ketë ofertë për shqiptarët e Maqedonisë, mos të dal me ofertë të Bozhidar Spasiqit, por le të dal me ofertë autoktone të veten” tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takimin e fundit me gazetarë, 2010-tën e vlerësoi si vit të suksesshëm, pasi sipas tij, është arritur rrumbullakimi i shumë çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *