Home / Lajme / Maqedoni / Me plot kritika miratohet buxheti i vitit 2011

Me plot kritika miratohet buxheti i vitit 2011

11 dhjetor-

“ Në bazë të çka jeni optimist se mundemi në kohën e krizës të grumbullojmë për vitin 2011 shumën fantastike të parave të popullit, 2 miliardë e 720 milionë euro në bazë të çka…. A mund ju të na thoni prej këtyre investimeve për vitin e ardhshëm që është në lartësi pre 730 milionë eurosh çka do të ndërtoni ose këtë vit me investimet që i kishit të më tregoni të paktën diçka që të pohoni se ky është një investim kapital me të cilin e shënuat vitin 2010” tha Vllado Buçkovski, deputet i LSDM-së.

Deputetët sot me shumicë votash e miratuan buxhetin për vitin 2011, i cili peshon 2.6 miliardë euro. Mjetet që janë planifikuar për investime kapitale, në krahasim me vitin 2010 janë rritur për 32%. Deputetët e opozitës përsëri i kritikuan vlerësimet e qeverisë lidhur më atë se sa të hyra do të grumbullohen nga tatimet. Ata nuk besojnë edhe në planet për investime kapitale dhe janë të bindur se paratë në vend që të shfrytëzohen për infrastrukturë, ato do të shpenzohen për luks dhe përmendore. Ndërkaq ministri i financave e mbronte propozimin. Ai pohon se buxheti e reflekton politikën e mirë financiare të qeverisë në bazë të së cilës FMN-ja do të akordojë kredinë prej 480 milionë eurosh për dy vitet e ardhshme.

“ Në bazë të çka jeni optimist se mundemi në kohën e krizës të grumbullojmë për vitin 2011 shumën fantastike të parave të popullit, 2 miliardë e 720 milionë euro në bazë të çka…. A mund ju të na thoni prej këtyre investimeve për vitin e ardhshëm që është në lartësi pre 730 milionë eurosh çka do të ndërtoni ose këtë vit me investimet që i kishit të më tregoni të paktën diçka që të pohoni se ky është një investim kapital me të cilin e shënuat vitin 2010” tha Vllado Buçkovski, deputet i LSDM-së.

“ Nuk besoj se nëse blejmë autobusë ky është investim, pasi në to do të voziten qytetarët, pra dikush do të ketë dobi. Nëse bleni pjesë rezerve për tanket ruse T-55 që nuk iu nevojiten dhe blini 4 herë më tepër pjesë të tilla, ky nuk është investim kapital, po ashtu nuk është nëse bleni broshë dhe qafore Svarovski, kurse jeni ministër i shëndetësisë. Ky nuk është investim, më mirë të blini inkubatorë” tha Zoran Stavrevski, ministër i financave.

Opozitarët nga radhët e Demokracisë së Re thonë se buxheti nxjerr në pah faktin se integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE nuk është në mesin e prioriteteve të qeverisë. Sipas DR-së qeveria edhe për vitin 2011 nuk ka në plan që të ndërtojë rrugë dhe spitale.

“Faktikisht, sa i përket modernizimit dhe pajisjes së armatës, me këtë buxhet nuk ka para të mjaftueshme… Nuk kemi implementim të Marrëveshjes së Ohrit në të gjitha segmentet dhe nuk kemi mjete të duhura financiare… Faktikisht nuk ka ndarje të mjeteve as për Enciklopedinë e re, për shkak se e vjetra ishte nënçmuese. Ne si deputetë paraqitëm amendament për këtë, por ai nuk u pranua” tha deputetja e DR-së Flora Kadriu.

Për ndryshe, Stavrevski paraprakisht sqaroi se pritet rritja e eksportit për shkak të rritjes së ekonomive evropiane, e me këtë edhe rritje të industrisë, ndërtimtarisë dhe bujqësisë. Deficiti planifikohet që të mbetet në shkallën prej 2.5 % dhe do të mbulohet me huazime nga jashtë. Debati për buxhetin zgjati 3 ditë në vend se 5 ditëve maksimale, aq sa është parashikuar me rregulloren e re të Kuvendit.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *