Home / Sport / Më të fortit në të tetën e finales së Champions League

Më të fortit në të tetën e finales së Champions League

Skuadrat më të forta kualifikohen në të tetën e finales së Champions League.

Ballafaqimet e fundit të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Champions League nuk sollën ndonjë të veçantë. Skuadrat më të forta kualifikohen në të tetën e finales së Champions League. Në të tetën e finales janë: Manchester United, Chelsea, Arsenal, Tottenham (Anglia), Milan, Inter, Roma (Italia), Barcelona, Real Madrid e Valencia (Spanja), Copenhagen (Danimarka), Bayern, Schalke (Gjermania), Marseille, Lyon (Franca) dhe Shakhtar (Ukraina). Në Europa League shkojnë: Basel (Zvicra), Ajax, Twente (Holanda), Benfica, Braga (Portugali), Rangers (Skocia), Spartak, Rubin Kazan (Rusia). Nga garat evropiane eliminohen: Werder (Gjermani), Panathinaikos (Greqi), Bursaspor (Turqi), Hapoel Tel Aviv (Izrael), CFR Cluj (Rumania), Auxerre (Franca), Partizan (Serbi) e Zilina (Çeki). Në grupin E, Bayern fitoi ndaj Baselit me rezultat 3:0, ndërsa Cluj barazoi 1:1 me Romën. Në grupin G Real Madridi e mundi me rezultat 4:0 Auxerre-n, kurse Milan humbi 0:2 nga Ajax-i. Në grupin H Arsenali gjunjëzoi me rezultat 3:1 Partizanin, ndërkaq Shakhtar ishte më i mirë se Braga dhe fitoi 2:0. Në grupin F u arritën këto rezultate: Marseille – Chelsea 1:0 dhe Zilina – Spartak 1:2.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *