Home / Lajme / Maqedoni / Mësojmë për BE në Tetovë

Mësojmë për BE në Tetovë

18 dhjetor-
Në të gjitha sferat është bërë një përparim i dukshëm sa i përket eurointegrimeve dhe plotësimit të legjislaturës, si dhe harmonizimin e ligjeve konform kërkesave të BE-së. Në këtë drejtim edhe Ministria e Ekologjisë ka bërë disa hapa konkret dhe shpresojmë se shumë shpejt do të fillojmë negociatatat për anëtarësim me BE-në, njëkohësisht do të vazhdohet me reformat në shumë segmente”, tha ministri Jakupi.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Alan Bergant të premten kanë vizituar shkollën e mesme muzikore “Todor Skallovski – Tetoec” në Tetovë.

Ata para nxënësve të kësaj shkolle kanë mbajtur ligjëratë në kuadër të programit “Mësojmë për Bashkimin Evropian”. Me këtë rast Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi është shprehur se me këtë progarmë tregohen përcaktimet e Maqedonisë për një të ardhme evropiane.

“Në të gjitha sferat është bërë një përparim i dukshëm sa i përket eurointegrimeve dhe plotësimit të legjislaturës, si dhe harmonizimin e ligjeve konform kërkesave të BE-së. Në këtë drejtim edhe Ministria e Ekologjisë ka bërë disa hapa konkret dhe shpresojmë se shumë shpejt do të fillojmë negociatatat për anëtarësim me BE-në, njëkohësisht do të vazhdohet me reformat në shumë segmente”, tha ministri Jakupi.

Ndërkaq, amabasadori Republikës së Sllovenisë në Maqedoni, Alan Bergant theksoi se gjatë këtyre ligjëratave do të tregohet përvoja dhe rrugëtimi i Sllovenisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Maqedonia është në rrugë të mirë që shumë shpejt të fillojë këto negociata por njëkohësisht ai ka përsëritur edhe deklaratat e eurodeputetit Zoran Taler se Maqedonia duhet që të zgjidh kontestin me emrin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *