Home / Sport / Milani vendos çmimin për Ronaldinjon: 8 milionë euro

Milani vendos çmimin për Ronaldinjon: 8 milionë euro

“Kush e do Ronaldinjon duhet të paguajë 8 milionë euro”. Adriano Galiani fikson çmimin e mesfushorit brazilian, tashmë përfundimisht jashtë planeve të klubit kuqezi.”

Nga çmimi i vendosur prej numrit dy të klubit del i humbur klubi brazilian i Gremios, që e donte Dinjon falas. Pra pakësohen mundësitë për ta parë 30-vjeçarin në Porto Alegre, ndërsa nga ana tjetër rritet presioni nga dy klubet e tjera braziliane, Flamengo dhe Palmeiras.

Në fakt, deri dje Gremio ishte i vetmi destinacion për Ronaldinjon. Por çmimi i vënë sot nga Galiani si dhe përfitimet financiare që lojtari mund të sjellë nga të drejtat e imazhit, e ndërlikojnë situatën. Për Milanin pak rëndësi ka ku shkon Ronaldinjo, e rëndësishme është që nga largimi i tij të futen në “xhep” 8 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *