Home / Lajme / Maqedoni / Naser Selmani, kryetar i SHGM-së

Naser Selmani, kryetar i SHGM-së

11 dhjetor-
”Jam i vetëdijshëm që përgjegjësia është shumë e madhe mirëpo me vullnet dëshirë dhe përkushtim dhe bashkëpunim me gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë për esnafin e gazetarëve do të gjejmë zgjidhje të cilat do ti pranojnë të gjithë dhe prej të cilave do të përfitojnë të gjithë sepse në këtë mision ne nuk mund të kemi sukses të ndarë por vetëm të bashkuar. Mendoj se ishte mjaft me përçarje ky kuvend është një mesazh i fuqishëm se gazetarët po bashkohen” tha Naser Selmani, kryetar i ri i SHGM-s

Gazetari i gazetës së përditshme “Vest” Naser Selmani është kryetari i ri i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Ai sot pasdite fitoi 95 vota në raundin e dytë të votimit në garën me Nazim Rashidin nga radioja BBC, i cili fitoi 34 vota. Ndërsa katër kandidatët e tjerë për kryetar të SHGM-së humbën në raundin e parë të votimit. Selmani do ta drejtojë shoqatën në 4 vitet e ardhshme. Ai premtoi unitet më të madh mes gazetarëve dhe bëri apel për gazetari profesioniste.

”Jam i vetëdijshëm që përgjegjësia është shumë e madhe mirëpo me vullnet dëshirë dhe përkushtim dhe bashkëpunim me gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë për esnafin e gazetarëve do të gjejmë zgjidhje të cilat do ti pranojnë të gjithë dhe prej të cilave do të përfitojnë të gjithë sepse në këtë mision ne nuk mund të kemi sukses të ndarë por vetëm të bashkuar. Mendoj se ishte mjaft me përçarje ky kuvend është një mesazh i fuqishëm se gazetarët po bashkohen” tha Naser Selmani, kryetar i ri i SHGM-së.

Naser Selmani prej 15 vitesh punon në media të ndryshme në Maqedoni. Ai ka punuar 5 vite në gazetën ‘Flaka’ ndërsa nga viti 2000 punon në gazetën “Vest”. Rreth 230 gazetarë sot votuan edhe për anëtarët e tjerë të trupave drejtuese të shoqatës. Në votim nuk morën pjesë gazetarët e të përditshmes ‘Veçer’ dhe Televizionit ‘Sitel’. Ata u arsyetuan se bojkotojnë votimin për shkak se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, nuk ka reaguar për sulmin e një fotoreporteri të gazetës Veçer që ka ndodhur disa ditë më parë. Ndërsa gazetarët e Televizionit A1, bojkotuan votimin me arsyetimin se mediat tjera në vend, nuk janë solidarizuar ditën kur policia ndërhyri në ‘Pero Nakov’ pa numër.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *