Home / Lajme / Maqedoni / NATO zvogëlon praninë në Maqedoni, shkurtohet logjistika për KFOR

NATO zvogëlon praninë në Maqedoni, shkurtohet logjistika për KFOR

13 dhjetor-
Sipas burimeve pranë shtabit të NATO-s në Shkup, vendimi parasheh tërheqjen e njësiteve logjistike të KFOR-it që janë të vendosura në bazën ushtarake pranë Aeroportit të Shkupit dhe që shërbenin si forca logjistike për trupat ushtarake të Francës, Holandës, Irlandës, Polonisë dhe Ukrainës, njofton agjencia e lajmeve INA

NATO do të zvogëlojë praninë e saj në Maqedoni dhe kjo ka pasuar nga një vendim zyrtar i miratuar në Bruksel.

Sipas burimeve pranë shtabit të NATO-s në Shkup, vendimi parasheh tërheqjen e njësiteve logjistike të KFOR-it që janë të vendosura në bazën ushtarake pranë Aeroportit të Shkupit dhe që shërbenin si forca logjistike për trupat ushtarake të Francës, Holandës, Irlandës, Polonisë dhe Ukrainës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky vendim nga selia në Bruksel akoma nuk ka mbërritur në shtabin e Aleancës në Shkup.

Në kuadër të misionit dhe pranisë në Maqedoni do të ngelen vetëm oficerë për ndërlidhje, ndërsa tërë logjistika për trupat e KFOR-it do të realizohet nga ana e Armatës së Maqedonisë. Gjithashtu rreth dhjetë oficerë të Aleancës do të ngelen në Ministrinë e Mbrojtjes me rolin e tyre këshillëdhënës për reforma. Zvogëlimi i misionit dhe personelit logjistik në Maqedoni vjen pas vendimit për zvogëlimit e trupave të NATO-s në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *