Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohet harxhimi i mjeteve të buxhetit për festimet e fundvitit

Ndalohet harxhimi i mjeteve të buxhetit për festimet e fundvitit

23 dhjetor-
Ndalohet festimi në llogari të ndërmarrjeve, të mos ndahen paketa të fundvitit me para buxhetore dhe të mos paguhen regreset dhe beneficionet e tjera për punonjësit siç është edhe K-15”, theksohet në konkluzat e Qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka sjellë vendim që i ndalon organeve shtetërore dhe drejtorive të festojnë festat e fundvitit me buxhetin e tyre.

Organet shtetërore, ndërmarrjet publike, fondet, agjencitë dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore ndalohen që festat e fundvitit ti festojnë me ceremoni të ndryshme në llogari të buxhetit shtetëror. “Ndalohet festimi në llogari të ndërmarrjeve, të mos ndahen paketa të fundvitit me para buxhetore dhe të mos paguhen regreset dhe beneficionet e tjera për punonjësit siç është edhe K-15”, theksohet në konkluzat e Qeverisë.

Qeveria gjithashtu i ka rekomanduar edhe komunave që të mos bëjnë harxhime të tilla dhe sidomos për ato komuna që deri tani kanë praktikuar shpërndarjen e rrogës së 13 të fundvitit për punonjësit e tyre

Gjithashtu lexo

“Ftohje” e raporteve Serbi – Maqedoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se tërheqja e gjithë personelit të Ambasadës serbe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *