Home / Lajme / Maqedoni / Ndërroi jetë Richard Holbruk

Ndërroi jetë Richard Holbruk

14 dhjetor-
Në Ballkan lufta dhe çlirimi i Kosovës identifikohet me suksesin e diplomacisë Holbrook. Ai ishte njeriu i fundit që i dorëzoi Millosheviqit, letrën e Presidentit Bill Klinton ku bëhej fjalë “që Millosheviqi ose të linte Kosovën ose do të përgatitej për bombardimet ushtarake – sulmet ajrore në drejtimin Amerikan të NATO-s, që zgjatën më pas 78 ditë, dhe luftën historike të UÇK – ës, deri në dorëzimin e Serbisë dhe largimin nga Kosova. Pra, çlirimin përfundimtar të Kosovës, dhe dhënies fund të sundimit serb mbi Kosovën.

Përfaqësuesi Special i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin Richard Holbrooke vdiq pas kaloi dy operacione të vështira në zemër në një spital të Washingtonit.

Richard Holbrooke, është diplomati më i njohur i dekadës së fundit në SHBA-ës, i dalluar për një prani të fortë në diplomacinë amerikane për më shumë se 45 vjet. Ai vdiq sot në mbrëmje në kryeqytetin e SHBA-ës Uashington, DC në moshën 69 vjeç.

Vdekja e tij, erdhi pas një operacioni urgjent të premten dhe një ndërhyrje tjetër kirurgjikale për të zhbllokuar një nga aortat. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga burime të Shtëpisë së Bardhë.

Holbrook, ka shërbyer në administratën e Obamës si përfaqësues i posaçëm i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin. Ditën që pësojë goditjen në zemër, ai ishte në një mbledhje në Departamentin e Shtetit, drejtuar nga Sekretaria e Shtetit Hillary Rodham Clinton.

Burime nga Shtëpia e Bardhë, thanë se ai ishte duke përfunduar në një raport të madh në përpjekjet amerikane ushtarake dhe diplomatike në Afganistan, për shkak se duhej lëshuar të premten, kur edhe shkoi urgjentë në spitalin George Washington University Hospital .

Kush ishte Holbrook

Holbrook i`u bashkua Shërbimit të Jashtëm Amerikan në vitin 1962. Ai në luftën në Vietnam ishte një oficer i lartë në karrierën e tij të hershme. Ai shërbeu atje në mes të viteve 1960, duke përfshirë kohën në Operacionin Delta Mekong për USAID. Në vitin 1966, ai filloi të punojë në çështjet e Vietnamit në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e Presidentit Lyndon Johnson.

Ai ishte më vonë autori i një pjesë të librave e shkrimeve të gazetave të Pentagonit. Shkrimet e tij dalloheshin për- historinë e fshehtë e të brendshëm të Luftës së Vietnamit që u zbulua më vonë dhe janë publikuar nga New York Times. Holbrooku pas Luftës së Vietnamit do të vinte në një rreth të plotë të diplomatëve amerikanë për çështjet e Vietnamit: ai ishte pjesë e delegacionit të SHBA për bisedimet e paqes në Paris për Vietnamin e Veriut që i dha fund luftës disa vjeçare.

Holbrook gjatë karrierës së tij diplomatike mori pjesë pothuajse në të gjitha “qoshet politike” për politik amerikane në një botë në ndryshim. Ai shërbeu si drejtor i Korpusit të Paqes në Marok në fillim të viteve 1970 dhe më vonë, nën Administratën e Presidentit Jimmy Carter, trajtoi çështje në Azi si Ndihmës Sekretari i Shtetit për Lindjen e Mesme, Azisë dhe Paqësorit . Ai shërbeu si kryetar i Shoqërisë Azisë 2002-2009.

Gjatë mandatit të dytë të presidentit Bill Klinton në Administratën e tij, Holbrook ishte ambasador amerikan në Kombet e Bashkuara.

Përtej rolit të tij në Departamentin e Shtetit, Holbrook gjithashtu shërbeu si editor menaxhues i Politikës së Jashtme Amerikane, në rolet e lidershipit në dy bankat e Wall Street dhe, para se të ri-bashkohet përsëri me diplomacinë Amerikane si i dërguari special i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, i Administratës Obama, ai pati punuar si nënkryetar i Perseus LLC, një firmë e kapitalit privat në SHBA me qender në New York.

Gjatë kësaj kohe ai gjithashtu ka shërbyer në rolet e lidershipit në një numër të madh organizatash -jo-fitimeprurëse dhe jo-qeveritare dhe është autor i një biografie, të titulluar “Për t’i dhënë fund një lufte”, libër biografik që fletë në lidhje me kohën e ushtrimit të detyrës diplomatike në ish-Jugosllavi.

Aty ku ishte Holbrook ai ishte i angazhuar në momentet e tij më dramatike të diplomacisë dhe statecraft. Në mes të viteve 1990, ai shërbeu si ndihmës sekretari i shtetit për Evropën, ku ai ndërmjetësuar paqe në Ballkan, harton Paqes të Dejtonit që i dha fund viteve të luftës brutale në Bosnje.

Arkitekti i paqes së Ballkanit

I njohur si arkitekti i Ballkanit dhe “buldozeri” i diplomacisë amerikane, Riçard Holbrook dha një kontribut të çmuar në paqen në Ballkan

Ku Holbrook, shquhet për një diplomaci të suksesshëm dhe me shumë rezultate në Ballkan, duke qenë negociator për Bosnjën dhe Kosovën gjatë luftërave në këto dy vende, atij i ishte besuar edhe roli i përfaqësuesit special në Afganistan dhe Pakistan, si i dërguar i Presidentit Barack Obama.

Në Ballkan lufta dhe çlirimi i Kosovës identifikohet me suksesin e diplomacisë Holbrook. Ai ishte njeriu i fundit që i dorëzoi Millosheviqit, letrën e Presidentit Bill Klinton ku bëhej fjalë “që Millosheviqi ose të linte Kosovën ose do të përgatitej për bombardimet ushtarake – sulmet ajrore në drejtimin Amerikan të NATO-s, që zgjatën më pas 78 ditë, dhe luftën historike të UÇK – ës, deri në dorëzimin e Serbisë dhe largimin nga Kosova. Pra, çlirimin përfundimtar të Kosovës, dhe dhënies fund të sundimit serb mbi Kosovën.

Ai ishte një mik i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, por më pas një nga shtyllat e diplomacisë për lidhjet e tija të mira me komandantët UÇK-së. Një fotografi i tij në Junik, me ushtarët e UÇK-ës me uniforma dhe të kamuflazhit dhe të armatosur, bëri xhiron e botës. Kurse gjatë luftës në Kosovë ambasadori i ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Riçard Holbrook, ushtarëve shqiptarë, thuhet se u tha “nëse doni pavarësi vazhdoni të luftoni”. Pra është një solidaritet privat dhe jo zyrtar i diplomatit amerikan Riçard Holbrook.Gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi të kryekriminelit Sllobodan Millosheviqi tashmë i vdekur në qelit e Hagës, ai ka pasur dëshmi kyçe.

Ambasadori amerikan Riçard Holbrook çmohet nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës për ndihmën që ai ka dhënë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *