Home / Lajme / Maqedoni / Në Austri arrestohet grupi i mafias maqedonase për trafikim droge

Në Austri arrestohet grupi i mafias maqedonase për trafikim droge

23 dhjetor-
Zyra federale për hetime kriminale në Vjenë theksoi sot se bëhet fjalë për një nga operacionet më masive të policisë austriake kundër krimit të organizuar.

Policia austriake arrestoi mbrëmë dhe sot 69 persona të cilët dyshohen se janë pjesëtarë të grupit kriminal maqedonas, që merrej me trafikimin e narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni masiv janë zhvilluar dhjetëra kontrolle dhe bastisje nëpër lokale publike, shtëpi dhe lokacione të tjera të dyshuara.

Zyra federale për hetime kriminale në Vjenë theksoi sot se bëhet fjalë për një nga operacionet më masive të policisë austriake kundër krimit të organizuar.

Aktiviteti u koordinua me policinë e Maqedonisë, e cila dje arrestoi 33 persona pjesëtarë të grupit të njëjtë që ishte pjesë e rrjetit të shitjes së lëndëve narkotike në Austri dhe Gjermani.

Ministria e Brendshme në Shkup në konferencën me gazetarët publikoi tërë operacionin e koduar “Dirigjenti” për arrestimin e pjesëtarëve të grupit të njohur mafioz “Mafia e Frankfurtit” në aksionet e realizuara në katër qytete të vendit.

Organizatorët e grupit nëpërmjet linjave telefonike nga Shkupi dhe Velesi po koordinonin shitjen e heroinës në Vjenë dhe Frankfurt, nëpërmjet shërbëtorëve dhe ndërmjetësuesve të tyre. Pas shitjes së drogës paratë transferoheshin në Maqedoni nëpërmjet shërbimeve Uestern Union dhe MoneyGram

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *