Home / Lajme / Maqedoni / Nëntë ditë asnjë gjurmë nga fëmija i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë

Nëntë ditë asnjë gjurmë nga fëmija i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë

1 dhjetor-
Muhamet Sula, xhaxhai i djaloshit të mbytur e të zhdukur, që ishte së bashku me shumë bashkëfshatar buzë Drinit të Zi në fshatin Dobovjan u shpreh pwr agjencinë e lajmeve INA: “Askush nuk na doli në ndihmë në këtë tragjedi. Polombarët-zhytësit e policisë kanë ardhur një ditë vetëm sa për të dalë para kamerave televizive dhe asgjë më tepër. Ne kemi nevojë për ndihmë të shumëllojshme, sepse as pajisje nuk kemi për kërkim”.

Po kalon edhe dita e nëntë nga zhdukja e 13 vjeçarit, Pajtim Sula dhe nuk ka gjurmë për gjetjen e trupit të djaloshit.

Familjarët dhe bashkëfshatarët janë vazhdimisht në kërkim, mos vallë ujërat e lumit Drin e hedhin në sipërfaqe, por nuk ka asgjë të re.

Muhamet Sula, xhaxhai i djaloshit të mbytur e të zhdukur, që ishte së bashku me shumë bashkëfshatar buzë Drinit të Zi në fshatin Dobovjan u shpreh pwr agjencinë e lajmeve INA: “Askush nuk na doli në ndihmë në këtë tragjedi. Polombarët-zhytësit e policisë kanë ardhur një ditë vetëm sa për të dalë para kamerave televizive dhe asgjë më tepër. Ne kemi nevojë për ndihmë të shumëllojshme, sepse as pajisje nuk kemi për kërkim”.

Në kërkim të Pajtim Sulës janë edhe shumë bashkëfshatar të tij. Agni Ramadani, një nga fqinjët e familjes së djaloshit të zhdukur, deklaroi: “nëntë ditë jemi në kërkim të djaloshit. Ndihma nga organet komunale dhe policore mungon. Palombarët kanë ardhur vetëm 5 minuta dhe asgjë tjetër. Ndërkaq, nga ajo që kemi pa në televizione dhe mediume tjera, kanë deklaruar se janë angazhuar 50 polic dhe 30 palombarë-që nuk është aspak e vërtetë. Si ka mundësi që për kërkim të një arme menjëherë shkojnë qindra polic, e kur është në pyetje për ta gjetur të mbyturin dhe të zhdukurin nuk interesohet askush”- u shpreh i mllefosur Agni Ramadani.

Ndërkaq, Xhemail Asani, poashtu bashkëfshatar it ë ndjerit Pajtim Sula tha: “ Aspak nuk jemi të kënaqur me sjelljen edhe të kryetarit të komunës Ramiz Merko, sepse nuk tregoi aspak interesim për këtë rast. Ne e kemi votua dhe së paku kemi shpresuar se për raste të këtilla do të na dalë në ndihmë, por ai nuk tregoi asnjë interesim. Nga ana tjetër, njerëzit që angazhohen me anije, peshkatarët, policia i akuzon se ata dalin për të peshkuar e jo për ta kërkuar djaloshin e humbur”.

Të gjithë janë të mendimit se kësaj here kanë dëshiruar Këshilli për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Strugës, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, dhe policia e cila disponon me mjete-pajisje të nevojshme për raste të këtilla. Angazhimi i zhytësve nga Struga është mbi baza vullnetare e mbi të gjitha humane, por ata nuk kanë pajisje të duhura për të ushtruar kërkimin e mirëfilltë.

Është mbi të gjitha veprim human, tu dilet në ndihmë familjes Sula nga Tateshi i Poshtëm, për ta gjetur djalin e tyre të mbytur e të humbur që nga 23 nëntori.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *