Home / Sport / “Nëse e ndesh Guardiolën, do ta hedh KO”

“Nëse e ndesh Guardiolën, do ta hedh KO”

“Nëse e ndesh Pep Guardiolë, do ta hedh ‘knock-out’”. Fjalë të Zllatan Ibrahimoviçit, në momentin që vendosi të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Milanit.

Ibra nuk rresht së befasuari. Që marrëdhënia me Guardiolën te Barcelona nuk ishte më e mira, kjo dihej prej kohësh. Por është interesante dhe e veçantë ajo që suedezi u tha drejtuesve të Barcelonës para se të nënshkruante dokumentin që ligjëronte transferimin e tij te Milani. “I thoni Guardiolës që nëse e takoj, do ta hedh KO”. Fjalë të shtatlartit suedez, të transmetuara fillimisht nga radio “Ona FM”, e të marra mandej nga e përditshmja sportive katalanase “Mundo Deportivo”.

Sipas rrëfimit, Ibra pati ndrëprerë bisedimet pikërisht në çastin kur thjesht duhej të hidhte të zezën mbi të bardhë. “Nuk firmos”, u pati thënë sulmuesi krerëve të klubit me vrazhdësi. “Do të firmos vetëm nëse do t’i thoni diçka Guardiolës”.

Kur dikush mes drejtuesve të Barçës dhe Milanit e pyeti se çfarë duhej t’i thonin trajnerit, Ibrahimoviçi iu përgjigj kështu: “Duhet t’i thoni se jo këtu në Katalonjë, se nuk mundem, por nëse e ndesh në ndonjë vend tjetër të Evropës, do ta hedh ‘knock-out’”.

“Mundo Deportivo” specifikon se “fjalët e lojtarit ndoshta ishin në kuptimin figurativ, pra në një këndvështrim sportiv. Por dëshmojnë në mënyrë të qartë deri në ç’pikë kishte arritur armiqësia mes sulmuesit suedez dhe Pep Guardiola”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *