Home / Sport / Nikollovski sportist i vitit në Maqedoni

Nikollovski sportist i vitit në Maqedoni

Cmimi për Oskar sportiv për vitin 2010, si sportist më i mirë i takoi Atanas Nikollovskit-lundrues, ndëra çmimi për sportiste më të mirë të vitit shkoi për karateisten Natasha Ilievska.

Në manifiestimin Oskari Sportiv 2010, që u mbajt mbrëmjen e të shtunës së palestrën Universale në Shkup, Agjensioni për Rini dhe Sport në bashkëpunim me Lidhjen e Federatave sportive promovuan sportistët më të mirë të vitit 2010. Cmimi për Oskar sportiv për vitin 2010, si sportist më i mirë i takoi Atanas Nikollovskit-lundrues, ndëra çmimi për sportiste më të mirë të vitit shkoi për karateisten Natasha Ilievska.
Sportist më i mirë i Maqedonisë jashta vendit sipas parashikimeve u shpall futbollisti i Interit, Goran Pandev. Sportisti më i mirë i ri për 2010 është Branko Manev-booëlling, ndërsa Natasa Andonova-futboll, është sportistja më e mirë e re e Maqedonisë. Seleksionuesi i përfaqësueses së basketbollit të Maqedonisë për meshkuj, Marin Dokuzovski është trajneri më i mirë për vitin që lëmë pas. Seleksioni më i mirë në kategori të meshkujve për seniorë u zgjodh kombëtarja e basketbollit, ndërsa në kategori të femrave ky cmim i takoi seleksionit të hendbollit të Maqedonisë. Epitetin e Federatës më të mirë e mori Federata e Karatesë së Maqedonisë. Cmim special për vepër jetësore i’u nda Kiril Dojcinovski.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *