Home / Lajme / Maqedoni / Nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike

Nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike

29 dhjetor-
Kthesë në Komisionin rregullator për energjetikë! Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike pas vitit të ri për 6,36 për qind. Çmimi mbetet i njëjtë. Ndryshime ka në ngrohjen qendrore.

Kthesë në Komisionin rregullator për energjetikë! Nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike pas vitit të ri për 6,36 për qind. Çmimi mbetet i njëjtë. Ndryshime ka në ngrohjen qendrore.

Faturat do të rriten edhe atë më shumë se që parashikohej javën e kaluar.
Ndërsa çmimet e energjisë elektrike nuk do të ndryshojnë deri në prill, kur komisioni do t’i presë raportet e plota vjetore nga veprimtaria e kompanive energjetike.
Komisioni rregullator për energjetikë është duke pritur miratimin e Ligjit për Energji i cili është në procedurë parlamentare. Përmes ligjit të ri, një pjese të kompanive do t’u njihen shpenzimet që nuk kanë hyrë deri tani në metodologjinë për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike.

“Kjo do të thotë se do të ketë informacione të freskëta dhe të dhëna të realizuara në lidhje me shpenzimet e realizuara në vitin 2010, sepse ne do t’i kemi përfunduar deri në fund të vitit dhe do të kemi parashikime më të sakta për vitin e ardhshëm dhe besoj do të kemi çmime reale.

Kjo mendojmë se është në interes të të gjithë konsumatorëve, për shkak se ky çmim është ai për të cilin njoftuam, se do të pësojë ndryshime në drejtim të rritjes. Në tremujorin e parë nuk do të ketë rritje deri në marrjen e vendimeve të reja”, deklaroi Dimitar Petrov, kryetar i KRE-së.

Petrov nuk beson se rritja e çmimeve në prill do të jetë drastike dhe më e lartë se 6,36 për qind, të cilat u paralajmëruan për tani. Megjithatë qytetarët, nuk do të shpëtojnë nga shtrenjtimi aq lehtë. Ngrohja qendrore për të gjithë konsumatorët nga 1 janari shtrenjtohet për 3,63 për qind, me përjashtim të atyre që ngrohen në Ngrohtoren Shkup-veri.

Atje çmimi është ulur për 2.5 për qind. Në takimin përgatitor të javës së kaluar të Komisionit u llogarit shtrenjtim i ngrohjes qendrore për vetëm 0,6 për qind. Nga Komisioni thonë se qytetarët për dy muajt e fundit të vitit për shkak të motit të ngrohtë dhe uljes së çmimit të gazit natyror do të marrin fatura më të ulëta me një mesatare prej rreth 6 për qind.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *