Home / Lajme / Maqedoni / Partia Demokratike Shqiptare e shqetësuar për politikat destabilizuese

Partia Demokratike Shqiptare e shqetësuar për politikat destabilizuese

7 dhjetor-
PDSH-ja i vlerëson të dëmshme për proceset në vend dhe pozicionin e shqiptarëve, projektet si ‘Shkupi 2014’, politikat buxhetore, çështjen e dosjeve dhe zhvillimet në sferat tjera.

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se zhvillimet e fundit në vend mund të destabilizojnë situatën e përgjithshme në Maqedoni. Stabiliteti mund të rivendoset vetëm përmes ndëshkimit të politikës udhëheqëse. Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit qendror të PDSH-së, Arbër Xhaferi para mbledhjes së Kuvendit partiak.

PDSH-ja i vlerëson të dëmshme për proceset në vend dhe pozicionin e shqiptarëve, projektet si ‘Shkupi 2014’, politikat buxhetore, çështjen e dosjeve dhe zhvillimet në sferat tjera.

“Shqiptarët janë të pakënaqur për këto tendenca për anulim të të drejtave që i kanë fituar deri tani.

Në këtë vij PDSH-ja, me informim të drejtë do përpiqet që ta sensibilizojë opinionin për temat që për ne janë shqetësuese siç është ndarja jodrejtë e buxhetit, imponimi i disa qëndrimeve që nuk përputhen me marrëveshjet paraprake të arritura si me shqiptarët ashtu edhe me faktorin ndërkombëtar” tha Arbër Xhaferi, kryetar i Kuvendit qendror të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *