Home / Lajme / Maqedoni / Pas 14 ditëve u gjet trupi i pajetë i Pajtim Sulës

Pas 14 ditëve u gjet trupi i pajetë i Pajtim Sulës

6 dhjetor-

Disa ditë pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e policisë, por ata kanë ndërprerë kërkimet-sidomos polombarët-, për shkak të motit të keq, ujit të turbullt në lumin Drin si dhe vegjetacionin në shtratin e lumit Drin që tej mase vështirësonte kërkimet.

Në orët e pasdites së sotme, peshkatarët nga Shoqata e peshkatarëve sportive të Llabunishtit, pas 14 ditë kërkimesh në lumin Drin dhe në ujërat e liqenit të Glloboçicës, është gjetur trupi i pajetë i djaloshit 13 vjeçar, Pajtim Sula, nga fshati Tatesh i Poshtëm.

Pajtim Sula, humbi jetën tragjikisht, kur e rrëmbeu përroi vërshues dhe mjaft i rrëpishëm i fshatit, duke trupuar rrugën me qerre kali së bashku me të ëmën, kur lëviznin në drejtim të fshatit Veleshtë për të marrë ndihmën sociale mujore, më 23 nëntor.

Që nga 23 nëntori, familjarët dhe bashkëvendësit, të ndihmuar edhe nga peshkatarët e Shoqatës së peshkatarëve nga Llabunishti dhe aktivistë te shoqatave ekologjike e të peshkatarëve nga Veleshta, janë vënë në kërkim të djaloshit, por kërkimet e tyre nuk ka dhënë rezultate të pritura.

Disa ditë pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarët e policisë, por ata kanë ndërprerë kërkimet-sidomos polombarët-, për shkak të motit të keq, ujit të turbullt në lumin Drin si dhe vegjetacionin në shtratin e lumit Drin që tej mase vështirësonte kërkimet.

Megjithatë, familjarët, fshatarët dhe peshkatarët e Llabunishtit nuk e kanë ndërprerë kërkimin për asnjë çast deri ditën e sotme kur më në fund është gjetur trupi i Pajtim Sulës. Këta të fundit, jo rrallë janë kërcënuar nga policia, e cila ka penguar kërkimin e tyre me barka, duke i akuzuar se ata kanë për qëllim peshkimin e kërkimin e djaloshit.

Më në fund, sot në orët e pasdites, pikërisht këta peshkatar e kanë zbuluar trupin e Pajtim Sulës në lokalitetin e quajtur “Livadhet e Llabunishtës”, aty ku Drini i Zi derdhet-hyn në liqenin e Glloboçicës. Menjëherë janë njoftuar familjarët dhe organet kompetente-gjykatësi hetues, prokurori dhe organet e krim teknikës dhe të policisë, që kanë bërë veprimet e tyre në vendin e gjetjes së kufomës. Pas këtyre veprimeve, trupi i është dorëzuar familjarëve të cilët menjëherë e kanë kryer edhe ceremoninë e varrimit në varrezat e fshatit, duke pas parasysh se trupi ishte në gjendje të derdhjes-shkatërrimit.

Familjarët shprehim faleminderit për mediumet dhe gazetarët që e kanë mbajtur “gjallë” kërkimin dhe kanë dhënë kontributin e tyre fisnik dhe human në drejtim të intensifikimit të kërkimit të trupit të Pajtim Sulës, deri në gjetjen e tij. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *