Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI të largohet nga Qeveria

PDSH: BDI të largohet nga Qeveria

10 dhjetor-
Ai, publikisht ka pyetur krerët e BDI-së se si do t’i komentonin konstatimet e mbrëmshme të dy deputetëve të Parlamentit Evropian, Zoran Taler dhe Jelko Kacin, në të cilat, sipas tij, të dy eurodeputetët e quajnë qeverinë e Shkupit si një “qeveri njëpartiake” dhe “e ngjashme me qeverinë e Millosheviçit”.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) i ka bërë thirrje Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të largohet nga Qeveria dhe të hapë rrugën e perspektivës euro-atlantike të vendit.

Zëdhënësi i kësaj partie, Luan Tresi, është shprehur se partia e Ahmetit tanimë është pa kurrfarë ndikimi dhe se “largimi i saj nga pushteti është më se i nevojshëm”.

“Është fakt se BDI dita-ditës si një garniturë politike pa ndikim, qoftë në politikën e brendshme apo të jashtme, gjë që dëshmohet me rikthimin e enciklopedisë skandaloze, Ligjin për Regjistrimin e popullsisë, projekti “Shkupi 2014, maqedonishtja nga klasa e parë, projekt buxheti ku shqiptarët diskriminohen si dhe bllokimi i proceseve euro-integruese, dëshmon edhe njëherë për servilizmin dhe vasalitetin e BDI dhe Alisë ndaj Gruevskit dhe VMRO-së”, ka deklaruar Tresi.

Ai, publikisht ka pyetur krerët e BDI-së se si do t’i komentonin konstatimet e mbrëmshme të dy deputetëve të Parlamentit Evropian, Zoran Taler dhe Jelko Kacin, në të cilat, sipas tij, të dy eurodeputetët e quajnë qeverinë e Shkupit si një “qeveri njëpartiake” dhe “e ngjashme me qeverinë e Millosheviçit”.

“Se kjo qeveri është qeveri një partiake, shqiptarët tanimë e dinë, por tash e konstatojnë edhe euro deputetët, me të cilën vërtetohen pohimet e PDSH-së se BDI praktikisht është e padukshme dhe pa ndikim në këtë qeveri dhe se bëhet fjalë thjeshtë për interesat e një grupi të njerëzve rreth BDI-së. Nga këta dy deputetë vlerësohet gjithashtu se kjo qeveri e tashme e Gruevskit sillet si qeveria e ish Jugosllavisë dhe Serbisë së kohës së Millosheviqit përballë faktorit ndërkombëtar, duke krijuar tensione dhe konflikte me institucionet ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i PDSH-së.

Dy eurodeputetët, ka vijuar Tresi, kanë thënë gjithashtu se “kjo qeveri jo vetëm që nuk e ka ndërmend që ta kyç Maqedoninë në Unionin Evropian dhe NATO, por krijon tensione dhe armiqësi me ta, duke e izoluar Maqedoninë dhe duke e mbyllur përfundimisht perspektivën e qytetarëve që jetojnë në të”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *