Home / Lajme / Maqedoni / PDSH me rregjistrim paralel të popullsisë

PDSH me rregjistrim paralel të popullsisë

5 dhjetor-
Do të marrim një fshat të pastër etnikisht me popullatë shqiptare dhe një fshat të me popullatë të përzier dhe do të marrim një komunë të pastër etnike me popullsi shqiptare dhe maqedonase dhe një komunë të përzier dhe me këtë sipas tij do të dëshmohen vlerësimet për manipulimin me numrin real të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Luan Tresi.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një rregjistrimi paralel do të mundohet të nxjerë në pah që siç thotë kjo parti manipulimet që tentohen të bëhen gjatë procesit të rregjistrimit në prill të 2011.

Nga kjo parti theksojnë se kanë marrë këtë hap pasi që nuk janë marrë parasysh 10 kërkesat e partisë, që rregjistrimi të mbahet në korrik, të ketë monitorime nga institucionet ndërkombëtare dhe të ketë punësime të shqiptarëve në institucionet që janë përgjegjëse për rregjistrimin.

Pikërisht kjo pikë është shqyrtuar në nmbledhjen e kryesisë qendore të PDSH-së të shtunën pasdite, ku edhe është paralajmëruar formimi i komisionit që do të meret me procesin e rregjistrimit paralel.

Në mbledhjen e kryesisë qëndrore të kësaj partie do të përcaktohen modalitetet e këtij regjistrimi ndërsa për këtë çështje javën që vjen kjo parti do të realizojë takime me drejtues të sektorit civil, BFI-së, komunave dhe bashkësive lokale.

“Do të marrim një bashkësi lokale me popullsi të pastër etnike shqiptare dhe një bashkësi lokale të me popullsi të përzier.

Do të marrim një fshat të pastër etnikisht me popullatë shqiptare dhe një fshat të me popullatë të përzier dhe do të marrim një komunë të pastër etnike me popullsi shqiptare dhe maqedonase dhe një komunë të përzier dhe me këtë sipas tij do të dëshmohen vlerësimet për manipulimin me numrin real të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Luan Tresi.

Lidhur me këtë hap të PDSH-së në partinë shqiptare në pushtet BDI, nuk kanë komentuar.
”Nuk do të komentojmë deklarata të falsifikatirëve”, ka thënë shkurt zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *