Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Parlamenti i RM-së, laborator ku dalin ligje antishqiptare

PDSH:Parlamenti i RM-së, laborator ku dalin ligje antishqiptare

1 dhjetor-
PDSH thotë se me kohë e kontestojë këtë ligj duke ofruar 10 pika të cilët do të kontribuonin në masë të madhe që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të jetë objektiv dhe i pranueshëm për të gjithë, por sipas tyre kjo garniturë qeveritare vazhdon me kokëfortësinë nacionaliste kuptohet me mbështetje të skajshme nga Ali Ahmeti.

Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp reagoi ashpër lidhur me votimin e Ligjit nga maxhoranca për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni.

“Dje më 30 nëntor 2010 në këtë godinë që disa e quajnë parlament, kurse për shqiptarët në Maqedoni nuk paraqet asgjë tjetër por një laborator ku prodhohen e dalin ligje anti shqiptare që në ekstrem ngushtojnë të drejtat e tyre njerëzore e kolektive”, deklaroi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Ai tha se, Ali Ahmeti së bashku me 17 deputetët e tij votojë ligjin për regjistrimin e popullsisë,të cilën ligj e kontestuan dhe janë kundër të gjithë partitë opozitare e organizata joqeveritare shqiptare-me një fjalë të gjithë shqiptarët nga Likova e deri në Manastir.

“Çfarë ligësie,çfarë poshtërsie e çfarë nënçmimi dita ditës ju ofron shqiptarëve, ky grup i Ali Ahmetit , prej të cilëve do janë të shantazhuar për spiunim,do për rastet e Hagës e do tjerë për korrupsion por të gjithë këta të 18 deputet të BDI janë një shembull tipik për servilizëm e puthadorë, xhelat e vazal që shesin interesat e shqiptarëve”, shtoi Aliu.

Sipas tij, këta deputet të Ali Ahmetit të përkujton delegatët e Rrahman Morinës të cilët nën presionin e policisë së Milloshevicit votuan suspendimin e statusit të atëhershëm krahinor të Kosovës, kurse këta të Ali Ahmetit ende më zi ,votojnë ligjet antishqiptare në emër “të luftës clirimtare të 2001” “në emër “të demokracisë”.

“Dje u dëshmua edhe njëherë se vendimi i organeve partiake të PDSH-së që deputetët e saj të bojkotojnë parlamentin , ka qenë dhe është i drejtë , kundrejt këtyre të tjerëve që bëhen pjesëmarrës direkt e indirekt në këtë çmenduri nacionaliste maqedonase”, shtoi ai.

PDSH thotë se me kohë e kontestojë këtë ligj duke ofruar 10 pika të cilët do të kontribuonin në masë të madhe që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të jetë objektiv dhe i pranueshëm për të gjithë, por sipas tyre kjo garniturë qeveritare vazhdon me kokëfortësinë nacionaliste kuptohet me mbështetje të skajshme nga Ali Ahmeti.

“Duke patur parasysh se nuk u morën parasysh këta 10 kërkesat e PDSH ne ripërsërisim qëndrimin tonë se do ti ftojmë shqiptarët që të bojkotohet regjistrimi. Ne si PDSH në kuadër të strukturave i kemi formuar grupet që do të merren me këtë problematikë dhe varësisht prej vendimeve do të aktivizohen.

Ali Ahmeti vazhdon ta paguaje haraçin që ka ndaj MPB-së e cila me mish e me shpirt dëshiron ti binde shqiptarët se ky Ali Ahmeti dhe grupi i tij nuk janë spiun por janë “burra të mirë “, vlerëson PDSH.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *