Home / Lajme / Maqedoni / Përkeqësohet moti, stuhi dhe dëborë

Përkeqësohet moti, stuhi dhe dëborë

8 dhjetor-
Gjithashtu njoftohet se gjatë vikendit dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut.

Nga Drejtoria e Punëve hidrometerologjike informojnë se prej nesër në Maqedoni do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërsa në orët e pasdites do të rritet intensiteti i tyre me bubullima lokale.

Në orët e natës reshjet e shiut gradualisht do të kthehen në reshje bore.

“Për shkak të masës së ftohë veriore të ajrit prej nesër do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturave, shoqëruar me erë të fortë veriore e cila do të arrijë shpejtësinë mbi 100 km në orë dhe reshje bore në vendet më të ulëta, veçanërisht në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit ku pritet që të formohet shtresë bore”, njoftoi Drejtoria e Punëve hidrometerologjike.

Gjithashtu njoftohet se gjatë vikendit dhe në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të shiut.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *