Home / Lajme / Maqedoni / Përmbytje në Shemshovë

Përmbytje në Shemshovë

5 dhjetor-
“Vërshimet kanë filluar që dje në ora 4 pasdite, uji që ka ardhur më shumë, edhe vitet tjera kemi pengesa kur bie shi, uji vjen drejt nga kanalet e Sllatinës, dhe kërkojmë gjithnjë ndihmë nga Komuna, ajo nuk na ndihmon” shprehet një banor i Shemshovës.

Shtëpi të përmbytura, linja hekurudhore të ndërprera, lumenjë të dalë nga shtrati, ky është bilanci i reshjeve të djeshme dhe të sotme të mëdha të shiut.
Nga Qendra për menaxhim me krizat thonë se gjendja nuk është dramatike, ndërsa qytetarët shtëpitë e të cilëve u përmbytën thonë se nuk dinë se çfarë të bëjnë, reshjet nuk pushojnë, në shtëpi nuk jetohet, kurse jashtë është ftohtë. Banorët e Shemshovës pyesin se ku të shkojnë në mes të dimrit.

“Vërshimet kanë filluar që dje në ora 4 pasdite, uji që ka ardhur më shumë, edhe vitet tjera kemi pengesa kur bie shi, uji vjen drejt nga kanalet e Sllatinës, dhe kërkojmë gjithnjë ndihmë nga Komuna, ajo nuk na ndihmon” shprehet një banor i Shemshovës.

“Tek shtëpia ahurin e kam plot me ujë, lopët i kam nxjer tjetërkund se aty dy her më kan ngordh kafshët që mka hy uji. Prej kanalit të Neproshtenit na vjen kjo. Kujt do i kërkosh ndihmë, sot kërkon nesër harrohet” tha një tjetër banor i Shemshovës.

“Tërë fshati është i mbuluar me ujë sic e shihni uji vjen nga të gjitha anët. Më tepër vjen nga kanali i Neproshtenit përmes Tetovës. Ndihmë kemi kërku prej komunës kan premtu se do e lëshojnë një eskavator por nuk është duke ardhur” tha Sabedin Samiu, kryetar i Bashkësisë Lokale Shemshovë

Nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike thonë se më shumë shi ka rënë në Tetovë, rreth 40 litra për një metër katrorë, në Kodrën e Diellit 34 litra, në Kriva Pallankë 32, në Shkup 25, në Mavrovë dhe Krushëve 23 kurse 17 litra në Ohër , Prilep dhe Kumanovë ndërsa më pak shi ka rënë në Strumicë dhe Berovë, rreth 5 litra për metra katrorë. M

“Prej të hënës rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e rrymës jugore dhe do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla, kurse temperaturat do të jenë në rritje të vogël. Reshjet priten të bien deri te enjten. Në natën midis të hënës dhe të martës priten vranësira me kushte për reshje lokale të shiut. Të mërkurën në mbarim të ditës priten vranësira dhe reshje të reja të shiut” thanë nga Drejtoria Hidrometeorologjike.

Nga Qendra për menaxhim me krizat thonë se për shkak të reshjeve të mëdha, Lumi Vardar, ka dalë nga shtrati në dy fshatra të Tetovës, Raotincë dhe Jegunoc.
Sasitë e mëdha të ujit sillnin edhe lumenjtë e Bistricës, Leshkës, Bërzavodë. Prej mesdite është rritur edhe niveli i ujit në mes të lumit të Vardarit.
Derdhje ka edhe në Lumin Treska afër fshatit Pllasnicë të Makedonski Brodit. Shtim të nivelit të ujit ka edhe në disa diga të vendit. Nga hekurudhat e Maqedonisë thonë se linja mes Tetovës dhe Jegunocit, më saktësisht te fshati Poroj , që ishte në ndërprerje për shkak të derdhjes së ujit në hekurudhë, tanimë është e hapur.

Ndërsa është normalizuar trafiku edhe në linjën Shkup – Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *