Home / Lajme / Maqedoni / Pollogu përjetoi disa orë jetën mesjetare

Pollogu përjetoi disa orë jetën mesjetare

18 dhjetor-
Për rreth gjashtë orë rresht, në temperatura të ulta dimri, qyteti i Tetovës me rrethinë si pasojë e dy defekteve në largpërçuesit Shkup-Tetovë dhe Vrutok-Tetovë, ka ngelur pa furnizim me energji elektrike. Nga MEPSO kanë informuar se defekti në largpërçuesin prej 110 kilovoltëve ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe shpenzimit të madh të energjisë.

Banorët e rajonit të Pollogut pasditen e sw enjtes dhe orët e para të natës i kanë kaluar si në mesjetë, pa rrymë eleketrike.

Për rreth gjashtë orë rresht, në temperatura të ulta dimri, qyteti i Tetovës me rrethinë si pasojë e dy defekteve në largpërçuesit Shkup-Tetovë dhe Vrutok-Tetovë, ka ngelur pa furnizim me energji elektrike. Nga MEPSO kanë informuar se defekti në largpërçuesin prej 110 kilovoltëve ka ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe shpenzimit të madh të energjisë.

”Për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe rënies së temperaturave, të cilët rritën edhe shpenzimin e energjisë elektrike dhe mbingarkesës, ka patur rënie në largpërçuesin 110 kilovatësh Vrutok-Pollog-Tetovë. Me këtë rast Pollogu është furnizuar vetëm nga rrjeti prej Shkupit, i cili shkaktoi mbingarkesë në këtë largpërçues dhe rënie në këtë kapacitet përçues”, deklaroi zëdhënësi i MEPSO-s, Nikolla Stojanov.

Ekipet e MEPSO-së, pas pesë orë intervenime kanë arritur që të sanojnë defektin dhe Pollogu sërish të furnizohet me rrymë.

“Rrënia e sistemit është nga arsye objektive të cilët nuk mund të parashikohen edhe pse shoqata MEPSO, i ka marrë të gjitha masat që të sjellë në minimum rrezikun nga rrëniet e rrjetit distributiv. Megjithatë, për shkak të amortizimit të paijseve në largpërçuesin Vrutok-Pollog-Tetovë, i cili është në funksion më shumë se 50 vjet, rreziku nga havari të këtilla nuk mundet të eliminohet tërësisht”, tha Stojanov.

Mepso njofton se është në ndërtim e sipër largpërçuesi dy sistemesh 110 kilovatësh në trasën aktuale Vrutok-Pollog-Tetovë, investim prej 3 milion eurove.

Ndërtimi i këtij largpërçuesi do të ketë kapacitet të dyfishtë nga ky që është aktual, dhe me rregullimin e tij në tërësi do të përmbushë nevojat e qytetarëve të Pollogut gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme, tha zëdhënësi i MEPSO-sës.

Para një muaji e gjysëm defekt i njejtë ndodhi në largpërçuesin e Tetovës, ndërsa la pa rrymë një natë të tërë rajonin e Pollogut. Në nëntor të vitit 2008, rrymë nuk kishe thuajse 20 orë për shkak të problemeve të njejta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *