Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Bojkot të rregjistrimit dhe mosnjohje të rezultateve

PPD:Bojkot të rregjistrimit dhe mosnjohje të rezultateve

9 dhjetor-
“PPD-ja konsideron se bojkoti katagorik i rregjistrimit të ardhshëm mund të jetë përgjigjeja kategorike ndaj tentativeve të pushtetit maqedonas për të legjitimuar rrejshëm në këtë rregjistrim si “standarde evropiane” aparatin statistikor kolonial dhe praktikat e gjenocidit statistikor dhe etnik që i ka përdorur nga viti 19848 e gjer më sot ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve”, deklaroi Sefedin Haruni, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë.

Partia për Prosperitet kërkon që shqiptarët të bojkotojnë rregjistrimin e popullsisë që do të mbahet në vitin e ardhshëm.

Kjo parti përveç thirrjes për bojkot poashtu do të ftojë shqiptarët që të mos njohin rezultatet e këtij rregjsitrimi, pasi që konsideron se kjo është lojë pokeri mashtrues e përgatituar nga VMRO=DPMNE-ja ndërsa BDI, luajti në parlament me miratimin e ligjit antishqiptar për rregjistrimin.

“PPD-ja konsideron se bojkoti katagorik i rregjistrimit të ardhshëm mund të jetë përgjigjeja kategorike ndaj tentativeve të pushtetit maqedonas për të legjitimuar rrejshëm në këtë rregjistrim si “standarde evropiane” aparatin statistikor kolonial dhe praktikat e gjenocidit statistikor dhe etnik që i ka përdorur nga viti 19848 e gjer më sot ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve”, deklaroi Sefedin Haruni, kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik, gjatë një pres konference me gazetarë të enjten në Tetovë.

Sipas tij, ligji për rregjistrim dhe e gjithë agjenda e aktiviteteve për zbatimin e rregjistrimit i ka parametrat e pafshehura për ta kthyer këtë rregjistrim në një “farsë perverse”, demokratike “evropiane”, të gjenocidit statistikor përfundimtar ndaj shqiptarëve.“PPD konsideron se këto janë elemente që rregjistrimin e ardhshëm që në këtë fazë e bëjnë paraprakisht të pabesueshëm në mënyrë ekstreme, ndaj edhe angazhdohet për bojkot total dhe kategorik të tij.

PPD e cila që nga themelimi i saj i ka kundërshtuar dhe nuk i ka njohur rregjistrimet manipulaitive dhe praktikat gjenocidale të pushtetit maqedonas, duke paralajëmruar qartë se do të bojkotojë dhe nuk do të njohë rezultatet e rregjistrimit, do të angazhohet për rregjistrim të jashtëzakonshëm me zbatim dhe kontroll rigorioz ndërkombëtar nga OSBE-ja dhe Kombet e Bashkuara“, tha Haruni.

Kjo parti ka ftuar PDSH-në dhe Dr si parti opozitare që të mos dërgojnë përfaqëues të tyre në komisionet që janë paraparë me ligj, me qëllim që të mos legjitimohen manipulimet e parapara të rregjistrimit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *